Easyjet: Pamje nga brenda avionit ku 181 pasagjerë përjetuan tmerrin për shkak të turbulencave.
Avioni që kryente fluturimin EZY8120 nga Korfuzi në Londër përjetoi turbulenca mbi hapësirën ajrore italiane duke rezultuar në lëndime të dy anëtarëve të ekuipazhit.
Pamje të frikshme nga kabina e avionit Easyjet ku 181 pasagjerë jetuan makthin për shkak të turbulencave të forta të hënën, më 19 gusht, publikon sot.
Siç u bë e ditur dje në mbrëmje, avioni që kryente fluturimin EZY8120 nga Korfuzi në Londër ka përjetuar turbulenca në hapësirën ajrore italiane, si pasojë e të cilave janë lënduar dy anëtarë të ekuipazhit.
Kapiteni mori vendimin për të devijuar fluturimin për në Romë, ku ekuipazhi mori kujdes mjekësor.
Një aeroplan tjetër u dërgua për të marrë pasagjerët, të cilët përfundimisht mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar në të njëjtën ditë.
Shikoni pamjet nga kabina pas turbulencës së madhe: