Kjo është demonstrata më e madhe që nga fillimi i luftës, që ka parë Izraeli dhe Tel Avivi.
Pas vrasjes së disa pengjeve izraelite në Gaza, nga Hamas, izraelitët kërkojnë një marrëveshje armëpushimi dhe dorëheqjen e Netaniahut.
Gjithashtu janë të zemëruar që nuk po gjendet formë për të shpëtuar pengjet, si dhe pamundësinë për të shpëtuar pengjet që u vranë me plumb në kokë, sot në mëngjes, në Gaza.
“Mjaft më me justifikimet”, po i thonë izraelitët Netaniahut, të cilët kërkojnë me ngulm kthimin e pengjeve pranë familjeve. Për çështjen e pengjeve të gjithë po fajtojnë Netaniahun për marrëveshje që nuk sollën rezultat, për gabime të kryera prej kreut të qeverisë.
Nga ana tjetë Netaniahu premton për shkatërimin e Hamas dhe të gjitha grupeve të tjera terroriste dhe islamike në rajon.
Kjo ngjarje po shtyn Izraelin drejt luftës së madhe në Lindjen e Mesme.