Sportisti Kampion McGregor do të Kandidojë për President në Irlandë – Çfarë Premton?

/

“Do t’i dëboj të gjithë emigrantët e paligjshëm!”

Politikat e tij do të fokusohen në emigracionin, sigurinë dhe shpenzimet qeveritare.

Ish kampioni i UFC-së, Conor McGregor, ka bërë bujë me deklaratat në të cilat ka lënë të kuptohet se do të kandidojë për presidencën e Irlandës në vitin 2025.

McGregor, përveç karrierës së tij sportive, shpesh shpreh edhe qëndrimet e tij politike.

Ndër prioritetet e tij, nëse zgjidhet, do të ishte krijimi i një ekipi verifikimi për çdo emigrant që vjen në vend, dëbimi masiv i menjëhershëm i emigrantëve të paligjshëm dhe kriminelëve dhe fundi i shpërdorimeve të qeverisë.

Ai ka theksuar se filozofia e tij politike ka në fokus sigurinë dhe transparencën.

Previous Story

Trump: “Do të Tërheqim Sanksionet Kundër Rusisë & Iranit Sapo të Zgjidhem!”

Next Story

Tërmet i Fuqishëm në Turqi

Latest from Info