Rusia: “Të Gjithë Jeni Objektiv!”

/

SHBA dhe Britania kanë dhënë jozyrtarisht dritën jeshile për sulme ukrainase me armë perëndimore në thellësi të territorit rus.

Me goditje shkatërruese Moska deklaron se do të përgjigjet dhe do të përpiqet të bëjë gjithçka për të shpëtuar veten.

Natyrisht, një rol të madh luajnë zgjedhjet e ardhshme në SHBA, ku Trump duket se është fituesi i sigurtë dhe armiqtë e njerëzimit do të bëjnë gjithçka që kjo të mos ndodhë.

Dhe një nga gjërat që ata mund të synojnë është një luftë botërore, e cila mund t’i lejojë t’i shtyjnë këto zgjedhje për një kohë të pacaktuar, nën pretendimin e përfshirjes së SHBA-ve në këtë luftë, sepse ajo që kanë provuar deri më tani, nuk u ka dhënë zgjidhje dhe duke parë që Trump po vjen si furtunë bashkë me fundin e tyre.

Në zjarrin tjetër, në Lindjen e Mesme që nuk është aspak në interesin e tyre të përshkallëzohet, ata do të detyrohen si SHBA të marrin pjesë me gjithçka nënkupton kjo luftë. Por me Ukrainën si përfaqësues, bëhet shumë më e lehtë për ta, edhe sepse SHBA është larg zjarrit, por edhe sepse mendojnë që Putin do u drejtohet europianëve fillimisht dhe do t’u japë atyre kohë për të ndërmarrë veprimet që janë në interes të tyre.

Sigurisht që duket se “hesapet po i bëjnë pa hanxhinë”, ata atje në ‘Deep State’ të SHBA-ve përfshirë edhe disa shtete europiane, por “hanxhiu” Rusia bëri deklaratën që i vendos gjërat në vendin e tyre.

Rusia: “Të gjithë jeni objektiv!”

Prandaj, konflikti në Ukrainë po çon në një përshkallëzim jashtëzakonisht të rrezikshëm, pasi administrata demokratike në SHBA po heq kufizimet për përdorimin e armëve amerikane nga ukrainasit për sulme thellë në territorin rus. Po ashtu edhe Anglia.

Sidomos përsa i përket SHBA-ve, edhe CIA ngriti kundërshtime ndaj këtij plani. Por asgjë nuk po i pengon tani, sepse janë në panik dhe siç thamë vrapojnë për të shpëtuar atë që po e kuptojnë që e kanë humbur.

Mund ta imagjinoni se çfarë do të ndodhë nëse qoftë edhe një raketë çohet nga Ukraina dhe godet tokën dhe qytetarët rusë?

Nga ana tjetër dhe për të ardhur në krah të Putinit dhe shoqërisë së tij, mendoj se është normale që ata duan dhe po presin të bëhen zgjedhjet në SHBA dhe sigurisht të dalë Trump. Dhe për të arritur këtë kanë për të menaxhuar këtë problem të madh që ka lindur, kështu që gjëja më logjike për mua do të ishte të mos lejojnë që asnjë raketë armike, të kalonte në anën ruse.

Sepse nëse kalon dhe nëse kemi edhe viktima, Putin do të detyrohet nga njerëzit e tij që do të ngrihen dhe do të kërkojnë hakmarrje, të godasin edhe Anglinë, edhe SHBA-në, pse jo.

Gjëra të vështira dhe shumë të koduara kanë për të bërë në planin gjeostrategjik të planetit. Është një shah shumëdimensional për lojtarë shumë të fortë. Dhe si i tillë, është tepër i vështirë për njeriun e zakonshëm që ta kuptojë, por e ardhmja, që janë zgjedhjet në SHBA, justifikon sipas mendimit tim, vonesën e qëllimshme nga ana e Rusisë për t’i dhënë fund Ukrainës, por edhe e Iranit për të goditur Izraelin.

Të gjithë janë duke pritur për këto zgjedhje dhe ardhjen e presidentit Trump.

Këtë e di me siguri edhe qeveria amerikane, edhe Deep State edhe instrumentat e tyre.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, la të kuptohet se SHBA po heq kufizimet për përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina për të goditur thellë në territorin rus.

Vendimi besohet të jetë marrë në fshehtësi, pasi sekretari amerikan i shtetit tha nga Kievi se SHBA do të vazhdojë të rregullojë politikën e saj, shkruan The Guardian.

I shoqëruar nga Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, Blinken tha se SHBA ka qenë “që nga dita e parë” e gatshme për të përshtatur politikën e saj me zhvillimet në fushën e betejës.

Në fund të fundit, a nuk janë shumë qesharake deklaratat e këtyre brejtësve? Si thua? Qëndrime me të cilat nuk dimë nëse duhet të qeshim apo të argëtohemi, apsi ata mendojnë se u drejtohen disa idiotëve ndër popuj. Arroganca e tyre është aq e madhe, sa shkon përtej panikut të tyre.

Por Britania ka marrë tashmë vendimin për të miratuar kërkesën e Ukrainës për sulme thellë në territorin rus duke përdorur raketa me rreze të gjatë Storm Shadow, këto janë raketa të furnizuara nga Londra në Kiev, por qeveria britanike nuk do ta pranojë këtë publikisht.

Kështu pohon gazeta britanike The Guardian në vazhdën e kontakteve që ministri i Jashtëm britanik, David Lammy pati me homologun e tij amerikan, Anthony Blinken në Kiev, më 11 shtator.

Sipas botimit që citon burime të paidentifikuara, do të konsiderohej “provokim i panevojshëm” që qeveria britanike të dilte dhe të bënte një njoftim të tillë.

Në këtë kuadër, theksohet se kryeministri britanik, Keir Starmer nuk do të bëjë asnjë deklaratë publike për këtë çështje, gjatë takimit të sotëm në Uashington me presidentin amerikan, Joe Biden.

Previous Story

Si i Përdorin Masonët Simbolet e Lashta për të Kontrolluar Media-n, për të Manipuluar Ekonomitë & për të Bërë Luftëra!

Next Story

Kaos i Kontrolluar

Latest from Info