Kaos i Kontrolluar

/

Sot, shumë njerëz në botë u japin liderëve dhe politikëbërësve të korruptuar të kësaj Bote, “përfitimin “gradat” e dyshimeve, duke u shprehur për paaftësi ose “qëndrime patologjike”, kur përpiqen të shpjegojnë shkatërrimin dhe prishjen me shpejtësi në rritje të qytetërimit, në kryesisht në qendra të mëdha urbane nën “Kaosin e kontrolluar”.

Axhenda

Shkatërrimi sistematik dhe metodik i burimeve natyrore dhe i konteksteve kulturore dhe të civilizimit, shkatërrimi ose fshehja e kryeveprave të bukura të artit dhe letërsisë, shkatërrimi i qëllimshëm i artefakteve dhe antikiteteve që nxjerrin në pah epokat e mëparshme të një qytetërimi të ndritur njerëzor, nuk është rastësi.

“Kaosi i kontrolluar” bazohet në nënshtrimin e individëve ndaj metodave të sofistikuara të një Psikologjie globale të Manipulimit, e krijuar për të reformuar dhe shtypur ndërgjegjen masive, duke formësuar narrativa të rreme që shkatërrojnë NJERIUN dhe VETËDIJEN brenda njerëzimit.

Strategjia “përça dhe sundo” inkurajojnë ndarjet, konfliktet dhe kaosin midis njerëzve, për të parandaluar një bashkim që mund të sfidojë autoritetin e Kontrolluesit ose Sunduesit. Kjo shtrihet tek entitetet negative, siç janë “grupet luçiferiane ose satanike”, të cilët kontrollojnë më tej përfaqësuesit e tyre në mënyrë që të implementojnë axhendën e tyre kundër racës njerëzore.

Kush ende nuk e kupton dhe nuk e beson që kjo është luftë kundër njeriut, nuk do të vonojë koha për ta kuptuar dhe besuar.

Për të kuptuar motivin e elitave të pushtetit që kontrollon botën, do të thotë të kuptosh besimet e tyre ideologjike, të lidhura me përdorimin e kaosit të kontrolluar, që në thelb nxisin vazhdimisht kaosin dhe ndarjen, në mënyrë që të kontrollojë pjesën tjetër të banorëve të tokës. Por shtrohet pyetja: Si do do të çlirohesh nëse nuk e di nga çfarë je skllavëruar?

“Kaosi i kontrolluar” është kuptimi i rolit “të teorisë së kaosit”, që përdoret në vendimmarrjen strategjike kur planifikohen taktikat “përça dhe sundo”, që synojnë çdo grup apo komb.

“Kaosi i kontrolluar” përdoret si një strategji luftarake shpirtërore në frontin metafizik nga forcat e errëta jo fizike, dhe si një taktikë dezinformimi dhe demoralizimi, bazuar në propagandën kundër masave në botën fizike.

Kjo është një strategji globale për dominimin tërësor të tokës, e kryer nga forcat negative, të cilët përdorin kontrollorët njerëzorë në terren, të cilëve u është dhënë akses në pasurinë dhe burimet e pakufizuara të planetit, për të menaxhuar pjesën tjetër prej nesh, domethënë për të instaluar “Kaosin e kontrolluar”.

Duke shkatëruar me metodologji kohezionin dhe unitetin që ekziston vetiu në çdo individ, por shumë më tepër në një grup, organizatë, shtet apo komb të synuar, ai dobësohet nga ndarja e brendshme dhe kaosi vendoset, duke përdorur taktika të kontrolluara të kaosit, teksa mund të përgjojnë dhe imponojnë kontroll të lehtë mbi burimet.

Një formë kaosi të kontrolluar sjellin strategjitë që përfshijnë ngopjen e popullsisë me propagandë, duke përforcuar sjellje destruktive në komunitet, ndaj dhe vërejmë fenomene si: rritja të varfërisë dhe numrit të të pastrehëve, shpërndarje në masë të drogës, shtyrje drejt mjerimit seksual dhe ulje të nivelit të lindjeve etj.. Kur injektohet në turmë indiferenca për vuajtjet, mjerimin dhe varfërimin e të tjerëve, njerëzit vrasin veten, sepse humbasin deri edhe vullnetin për të jetuar.

Kjo vepron si një “mekanizëm eutanazie” të përgjithshme, për të lehtësuar implementimin e strategjisë së kaosit të kontrolluar nga elitat.

Nxitja dhe krijimi i kaosit të vazhdueshëm, veçanërisht përmes fatkeqësive natyrore ose emergjencave, mbizotëron gjithashtu kapacitetin për të mbështetur jetesën e qëndrueshme dhe prish stabilitetin dhe kohezionin e nevojshëm për të rivendosur rendin në çrregullim.

Çrrënjosja e njerëzve nga shtëpitë e tyre, krijimi i refugjatëve dhe migrimet masive janë mjete që përdoren për destabilizimin dhe luftën psikologjike, duke fituar kontrollin e këtyre zonave, duke nxitur kaos, duke shkatërruar kulturën vendase. Kur mjedisi natyror dhe bukuria e tokës shkatërrohet, si pemët, bimët dhe kafshët, ky shkatërrim prodhon një efekt dehumanizues dhe demoralizues te njerëzit që jetojnë në një zonë të caktuar.

Të jetosh në një shkretëtirë pa gjë, si pasojë e varfërisë së tmerrshme, luftrave dhe ngjarjeve kataklizmike, nuk është veçanërisht e dëshirueshme për evolucionin e ndërgjegjes dhe zhvillimin e kulturës lokale, ajo prodhon vlera primitive dhe barbarizëm. Nëpërmjet propagandës rregullatore të kaosit të kontrolluar të vazhdueshëm, si një mënyrë jetese e mbjellë për të arritur qëllimet e Kontrollorëve në mënyra të ndryshme.

Mos harrojmë se dikur në Amerikë, na ofronin një vdekje të famshme, që të shkaktonin tubime masive, që ishin aq të dhunshme sa mbillnin përçarje.

Të jetosh në fushën e luftës psikologjike të kaosit të kontrolluar global, pengon zhvillimin e vetëdijes njerëzore, shfrytëzon emocionet negative primitive dhe neutralizon shtytjen e brendshme për të krijuar dhe zhvilluar më tej, në mënyra pozitive, vlerat e çdokujt mes të cilave kontribuon në shoqëri, personalisht dhe profesionalisht çdo individ.

Nuk do të vonojë kur të fillojnë, nëse i lejojmë, të vështirësojnë komunikimin midis njerëzve, duke rritur ndarjen dhe shkëputjen, duke hequr aksesin në informacion që u jep individëve dhe grupeve akses drejt lirisë, të paktën, të mendimit dhe arsyetimit. Për rrjedhojë, konfuzion.

Metodat e elitave për kaos, po reduktojnë aftësinë e njerëzve të zakonshëm për të ndikuar në ngjarjet dhe në veprimet e pushtetit dhe kontrollit, duke promovuar vlera barbare dhe primitive si të pranueshme, ndërsa mbyllen media të pavarura dhe alternative.

Strategjia e tyre ka rritur burokracinë, përmes narrativave të rreme, burokraci që mbjell iluzionin se nevojiten më shumë para për të zgjidhur gjithçka, që rrit skllavërinë e borxhit dhe nxit korrupsionin dhe sjelljet kriminale.

Shkatërron përparimin e arsimit të lartë dhe përmbys zbulimet e vërteta shkencore, eliminon aftësinë për të kërkuar mënyra për të arritur zhvillimin më të lartë të njerëzimit, mes teknologjish që do të eliminojnë ekonomitë e bazuara në luftë, karburant dhe shkatërrim.

Propaganda dhe strategjia e tyre, fsheh shënjestrimin dhe persekutimin shpirtëror që synon të depërtojë në vetëdije, duke na bombarduar me negativitet, ndërsa shtyp të vërtetën, pasi të gjitha media-t dhe shtyllat e kontrollit në shoqëri, përdoren për të na nënshtruar shpirtërisht dhe mendërisht.

Kaos i kontrolluar që prodhon, frikë, ndarje, konfuzion, zhgënjim dhe gjithçka tjetër negative.

Previous Story

Rusia: “Të Gjithë Jeni Objektiv!”

Next Story

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale Bën Thirrje për Arrestimin e Menjëhershëm të Netaniahut: "Duhet të Zbatojmë Ligjin"!

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,