Rast Studimor: Nëse Kamala…!

I presupozuari atentat i dytë kundër kandidatit për president Donald Trump, që Media sistemike u kujdes ta kishte lajm të parë, të detajuar dhe me doza shqetësimi, këto dy ditë, ishte një tentativë vrasjeje pa skenë, pa ngjarje, pa personazhe, me një të dyshimtë, ujë në sitë me një fjalë.

Por njerëzit dëgjojnë me interes dhe me panik lajmin pa reportazh, lajmin pa informacion të mirëfilltë, por të dekoruar me shumë bujë, me doza stresi dhe paniku. Por, duhet thënë se nga publiku dhe lexuesit, nga një pjesë e mirë e tyre, lajmi nuk pati të njëjtin impakt si lajmi për atentatin në Pensilvani, sepse kur diçka përsëritet, bëhet bajate dhe kur përsëritet për skeçin e stisur, për dramën që duhet të shfaqet në Media me doza të larta amatorizmi (sepse na trajtojnë për të paaftë në mendjet e tyre, ata të sistemit), nuk sjell rezultatin e pritshëm.

Kundër Donald Trump, “ata”, të majtët kanë tentuar për vrasje me dy atentate, mos vallë inatoset ndonjë “i djathtë” dhe mendon të hakmerret, me të njëjtën monedhë.

Mos ndoshta u duhet tani ndonjë gjuajtje drejt Kamalës? Ose për ta asgjësuar, ose për të ngritur moralin dhe për të treguar dorën gjakmarrëse republikane?

Të majtët që janë kundër armëmbajtjes, mes armës kërkuan asgjësimin e kundërshtarit. Nuk ja arritën dy herë. Mendoni sa më specialist në qitje, do të ishte një i djathtë, që është edhe pro armëmbajtjes dhe ka tjetër lloj kontakti me armën, krahasuar me një të majtë.

Ja mendoni edhe njëherë kështu, që dikujt i duhej kjo shashka e vallaha atentatit të dytë.Tani kemi dy atentate.

Kur bëhen dy, pse të mos bëhen tre. E shtrojmë si tezë dhe lëmë kohën të veprojë.

Previous Story

Schengen me Datë Skadence - Rikthehet Sistemi VISA?

Next Story

Shqipëria e Para në Axhendën Globale të Heretizmit

Latest from Opinione