Mbështetësit e Trump Shkuan me Lëndime të Pashpjegueshme në Spital Pas Fjalimit të Tij!

/

Mbështetësit e lënduar të Trump që shkuan në spital qëndronin në një vend të caktuar.

Për çfarë ankohet një nga femrat e lënduara?

Shumë mbështetës të Trump pretendojnë se pësuan lëndime misterioze në sy dhe u detyruan të kërkonin kujdes mjekësor për shkak të dhimbjeve “torturuese” pasi u ulën pas ish presidentit, gjatë mitingut të tij në Arizona.

Myra Rodriguez është ndër mbështetësit më të vendosur të Trump dhe ishte ulur në një seksion të kufizuar në anën e djathtë të skenës, pas ish presidentit në Ronstadt Music Hall, në Tucson, më 12 shtator, raportoi KVOA.

Rodriguez pretendoi se ajo filloi të ndjente irritim në sy kur u largua nga vendi pas fjalimit gati 80-minutësh.

“Sapo u larguam dhe dolëm jashtë, sytë më digjnin”, tha Rodriguez për agjencinë.

Duke besuar se ishte vetëm alergji, Rodriguez hipi në makinën e saj dhe filloi udhëtimin 90-minutësh për në shtëpinë e saj në Phoenix. Megjithatë, acarimi i syve u bë aq i rëndë gjatë udhëtimit, saqë ajo nxitoi drejt urgjencës. Sapo mbërriti në spital, infermierja filloi ta pyeste nëse ishte “spërkatur me diçka”.

“A je i sigurt që nuk të kanë spërkatur me diçka? Simptomat tuaja duken sikur jeni spërkatur me diçka”, tregon ajo e pyetur nga personeli i urgjencës. Simptomat e saj vazhduan të përkeqësoheshin edhe ditën tjetër, edhe pas mjekimit.

Edhe dy persona të tjerë, që ishin ulur pranë Rodriguez bënë deklarata të ngjashme, rrëqethëse, që pëshjkruanin se kishin të njëjtat simptoma dhe probleme.

Pas takimit elektoral të Trump në Arizona, këta persona qëndronin në të njëtën zonë, prapa skenës së kandidatit dhe shfaqën probleme të theksuara me acarim të syve dhe dhimbje të forta.

Sa për Rodriguez, ajo tha për News 12 se: “është e çuditshme pse pjesëmarrësit e një grupi të ulur në anën e djathtë të skenës, ishin të vetmit të prekur. Pse ndodh që ata që kanë probleme janë ekskluzivisht në të njëjtën anë që ishte Presidenti Trump”?

Një zhvillim i tillë shkakton më shumë shqetësim se zakonisht, pasi gjatë kësaj periudhe Donald Trump është përballur me 2 atentate dhe ka shumë rreziqe për sigurinë e tij. Lëndimet misterioze të mbështetësve mund të jenë të rastësishme, por mund të ketë diçka më të errët pas kësaj ndodhie.

Previous Story

Delta Airlines: Pezullon Fluturimet nga New York në Tel Aviv Deri në Fund të Vitit!

Next Story

Amerika Vetëm me 130 Trupa Ushtarake në Alaskë - Pse?

Latest from Info