“Kanë shkarë” ekoterroristët!
BBC i dha Britanisë se vijnë uragane dhe temperaturaa 400°C! Më pas kërkuan falje!
U bënë “xhelozë” mesa duket ndaj homologëve të tyre amerikanë.
Shëndeti mendor i qytetarëve po luhet dhe po injektohet me “helm” nga mediat kryesore, të cilat në krah të qeverive transmetojnë çdo lajm horror për motin, vetëm për t’i mbajtur qytetarët të tmerruar dhe se do të duhet të kërkojnë ndihmën e qeverive për të shpëtuar veten.
Kështu BBC britanike qëndroi “denjësisht” në krah të amerikanëve dhe u tregoi qytetarëve se në Britani po vijnë uragane dhe temperatura +400°C në zona të ndryshme!
Në veçanti, BBC transmetoi se ka një parashikim të uraganeve që i afrohen Londrës dhe qytetit Nottingham i vijnë temperatura që do të kalojnë +400°C.
Më vonë, dolën dhe kërkuan falje për gabim e bërë dhe lajmin e pasaktë, që i kaloi njerëzit në panik.
Eko-terrorizmi i praktikuar jo vetëm në SHBA, por në mbarë globin për t’i bërë të gjithë të frikësohen nga “moti ekstrem” për shkak të vallaha “ndryshimit të klimës”, tashmë është në fuqi dhe me vetëm një falje, po përgatiten për lajmet e ardhshme horror.
Nga postimet e amerikanëve në X, kuptohet se shteti i Floridës nuk pësoi asgjë më shumë se zakonisht, por i gjithë planeti ishte në “këmbë” për shkak të panikut të mbjellë nga Media.