Një Paralajmërim Tjetër për Një Tërmet të Madh në Turqi!

/

Një paralajmërim i ri për një tërmet të madh në Turqi po shkakton shqetësim në Turqi.

Lektori Dr.Hasan Sözbilir deklaroi se, vetëm pak ditë para 4 vjetorit të tërmetit të Izmirit, aktiviteti tokësor në rajon vazhdon dhe numri i pasgoditjeve të regjistruara deri më sot ka kaluar 30,000.

Ai theksoi se në Izmir gjenden 4 pllaka tektonike që kanë aftësinë të shkaktojnë një tërmet 7.2 ballë. “Në mesin e tyre spikat çarja e Tuzlës. Pastaj janë çarjet e Gülbahçes, Seferihisarit dhe İzmirit. Këto 4 çarje janë në fakt rreziku më i madh i tërmetit për Izmirin”, tha ai.

Në tërmetin me magnitudë 6.6 që ndodhi në brigjet e Seferihisarit më 30 tetor 2020, ndërtesa u shkatërruan dhe u dëmtuan, 117 persona humbën jetën dhe shumë njerëz u plagosën. Dr.Hasan Sözbilir deklaroi se, “numri i pasgoditjeve ka kaluar 30 mijë në 4 vitet e fundit”.

Profesori tha më tej se “janë 17 thyerje aktive në tokë e Izmirit. Përveç kësaj, janë 4 çarje që kanë potencial të shkaktojnë tërmete në të ardhmen. Ka të njëjtin numër thyerjesh edhe në det. Me fjalë të tjera, rreth 40 thyerje paraqesin rrezik ne studimet tona, ndër këto thyerje ka një thyerje që rrezikon Izmirin edhe për një tërmet 7.2 ballë, sepse janë shumë afër qendrës se qytetit, mendoj se një tërmet i mundshëm, mund të shkaktojë humbje serioze të jetës dhe pronës në rrethanat aktuale”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Zjarr i Madh në Objektet Bërthamore të Iranit në Karaj! (video)

Latest from Info