Si Gutenberg, Shpikësi i Printimit Lidhet me 70,000 Vdekje!

/

E padrejtë, por e lidhin me të.

Për shekuj me radhë është konsideruar si një nga shpikjet më të rëndësishme në historinë e njerëzimit.

Printimi ndryshoi botën, pasi ndihmoi në përhapjen e ideve dhe luajti një rol të rëndësishëm në shkencat dhe edukimin e njerëzve të zakonshëm.

Por padashur, Gutenberg është i lidhur me një periudhë të errët të njerëzimit. Shpikja e shtypshkronjës në shekullin e 15-të përkoi me rritjen e ndikimit të kishës në Europë dhe me gjuetinë e famshme të shtrigave dhe heretikëve.

Një studim i udhëhequr nga Kerice Doten-Snitker, një studiuese postdoktorale mbi kompleksitetin në Institutin Santa Fe, u botua në revistën “Theory and Society”.

Pasi shtypshkronjat funksionuan dhe depërtuan shumë shpejt në jetën e Europës Qendrore dhe në Mbretërinë e Bashkuar, u qarkulluan mijëra kopje të manualit Malleus Maleficarum, i cili jepte udhëzime për zbulimin dhe gjuetinë e shtrigave.

Hulumtimet treguan se me rritjen e kopjeve, u rritën edhe proceset gjyqësore, ku shumica e tyre përfunduan me vdekje.

Vlerësohet se gjatë lulëzimit të shtypshkronjës, 70,000 njerëz u vranë pas gjyqeve simuluese.

Përpara shpikjes së Gutenbergut, teoritë e shtrigave ishin të kufizuara tek njerëzit shumë të afërt të priftërinjve fanatikë dhe viktimat ishin të pakta.

Por përhapja e ideve të fanatikëve rriti “gjuetarët” dhe u kushtoi jetën mijëra njerëzve të pafajshëm, viktima të fanatizmit dhe të frikës nga e ndryshmja.

Previous Story

Sulm i Ashpër i Presidentit Turk Erdogan, Ndaj SHBA-ve!

Next Story

Peshkatarët Kapën “Peshkun e Apokalipsit” - Sjell Fatkeqësi

Latest from Info