Shëndeti i Khameneit dhe pasardhësi i tij i mundshëm.
Sulmi i Izraelit në orët e para të së shtunës (26.10.2024) me objektiv objektet ushtarake iraniane shkaktoi shqetësim të veçantë për komunitetin ndërkombëtar dhe veçanërisht për fuqitë rajonale të Lindjes së Mesme, për shkak të rrezikut të përshkallëzimit të tensioneve.
Në të njëjtën kohë, skena politike e Iranit është “e ndarë” rreth mënyrës sesi Teherani duhet të reagojë ndaj operacionit në shkallë të kufizuar të Izraelit.
Jetojmë kohë historike! Për herë të parë bota po përballet njëkohësisht me 4 luftëra që do të bëhen një luftë botërore.
Udhëheqësi më i lartë fetar i Iranit tha sot se zyrtarët përkatës iranianë duhet të vendosin sesi t’i demonstrojnë më mirë Izraelit, fuqinë e vendit të tyre.
Çfarë qëndrimi duhet të mbajë Irani?
“E keqja e kryer nga regjimi zionist dy net më parë nuk duhet të nënvlerësohet dhe as të mbivlerësohet”, tha Ajatollah Ali Khamenei.
Në këtë pikë, ai theksoi se Irani duhet të tregojë forcën e tij ndaj Izraelit, në një formën që duhet të “përcaktohet nga zyrtarët” në mënyrë që “ajo që ndodh të jetë në interesin më të mirë të popullit dhe vendit”.
Ali Khamenei i bëri këto deklarata, të cilat tregojnë qetësi dhe përmbajtje, në një kohë kur ligjvënësit ultra-konservatorë po bëjnë thirrje për sulme të reja kundër Izraelit, që Teherani të përfitojë nga lufta e “shkatërrimit” në të cilën është përfshirë ushtria izraelite, nga njëra anë në Gaza kundër Hamasit dhe nga ana tjetër në Liban, kundër Hezbollahut.
Shëndeti i Khameneit dhe pasardhësi i tij i mundshëm.
Ai ka qenë në qendër të vëmendjes për dy vitet e fundit për shkak të informacioneve për shëndetin e tij, ku dje New York Times raportoi se 85-vjeçari është i sëmurë rëndë dhe pas vdekjes së papritur të ish presidentit Ibrahim Raisi (19.05.2024), një “luftë në prapaskenë” ka shpërthyer për pasardhësin e tij.
Ali Khamenei ka shërbyer si udhëheqësi suprem fetar i Iranit që nga viti 1989, pas vdekjes së Ruhollah Khomeinit dhe ka raporte se djali i tij i dytë më i madh, Moitaba Khamenei, është pasardhësi i tij më i mundshëm. Megjithatë, pritet që Garda Revolucionare e Iranit të luajë një rol të rëndësishëm në këtë çështje.
Prandaj, ka një interes të veçantë rreth qëndrimit të Ajatollah Ali Khameneit lidhur me lëvizjen e radhës të Iranit në konfliktin me Izraelin, kombinuar me qeverinë e presidentit të moderuar Massoud Pezeskian dhe ndikimin e tij në skenën e brendshme politike, me sfond shëndetin e tij mjaft të përkeqësuar.