Në ‘thriller’ u kthye takimi i programuar i Ministrit të Jashtëm Rus Sergey Lavrov me homologun Turk në Stamboll, takim i cili u anullua “në ajër”.
Burime informacioni thonë se një aeroplan rus VIP i tipit Tupolev Tu-204-300 e rregjistrua që teksa i drejtohej Turqisë, të kthehet mbi Detin e Zi me drejtim sërish Moskën.
Dje, dy ministrat kishin programuar një takim të rëndësisë së veçantë me temë çështjet në Siri, Libi, Mesdhe, si dhe çështje të tjera të sferës ndërkombëtare, që lidhen me marrëveshjet ushtarake që ekszistojnë mes dy vendeve.
Sot, pala turke pretendon se e anulloi ajo takimin, duke na bërë të ditur se shkaku i anullimit të takimit të djeshëm, ishte një urdhër i formës së prerë dhënë nga pala ruse Turqisë, për t’u tërhequr nga Libia.
Këtë deklaron gazeta turke “Yeni Şafak”, drejtori i së cilës është një prej miqve më të afërt të Presidentit R.T. Erdogan.
Para disa kohës Presidenti Putin e la për shumë minuta Presidentin Turk të priste në paradhonëm e tij me gjithë onturazhin që e pasonte.
Dje Ministri i Jashtëm Rus anulloi në ajër takimin e programuar prej kohës me homologun e tij.
Situata e tensionuar mes dy vendeve tregon shumë për ato që do të vijnë në gjeopolitikën globale. Një gjë lexohet dhe shquhet qartë, “Sulltani” është duke e çuar Turqinë drejt një rruge pa krye dhe shkatërrimi, minimalisht ekonomik.
Ushtarakisht sot, ka përballë disa vende të fuqishme, një ndër to, qysh dje, është edhe Franca, që i ka dalë tashmë në mbështetje publike Libisë, për ta mbrojtur atë nga agresioni turk i muajve të fundit.