Ekipet e shpëtimit vazhdojnë betejën për të gjetur të zhdukurit në Valencia dhe shpresat për të gjetur të mbijetuar janë pothuajse zero.
Të paktën 158 persona kanë vdekur nga përmbytjet shkatërruese të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Valencia.
Dhjetëra mijëra shtëpi në zonë janë pa energji elektrike dhe rrugët janë të bllokuara nga automjetet dhe balta e lënë pas nga shiu i rrëmbyeshëm.
Në fakt, autoritetet në Spanjë po flasin për dhjetëra persona që janë nën tonelata balte, por megjithatë nuk dihet numri i saktë.
Fotot tronditëse para dhe pas!
Në të njëjtën kohë, pamjet satelitore të publikuara nga Maxar Technologies, të cilat tregojnë shkallën e shkatërrimit në Valencia, janë tronditëse.