Ukrainë: Kisha Skizmatike Pikturoi Murale me Biznesmenë në Katedralen e Trinisë së Shenjtë!

/

Skizma dhe pararë nuk fshihen!

Në qytetin Lutsk në rajonin administrativ të Volin në Ukrainë, Kisha skizmatike pikturoi katedralen me murale me fytyra biznesmenësh!

Imazhet e biznesmenëve të famshëm të Volinit u shfaqën në Katedralen “Trinia e Shenjtë” në Lutsk, na informojnë media lokale ukrainase. Midis tyre janë biznesmenët, nënkontraktorët Viktor Chernukha dhe Leonty Ivanishin, si dhe pronari i ndërmarrjes bujqësore “Vilia”, Evgeniy Dudka, përkrah të tjerësh. Kisha skizmatike vendosi të pikturojë gjithashtu edhe portretin e Igor Palitsa, por ky imazh nuk është ende i disponueshëm.

Zografi i Katedrales, dhjaku Juri Getmanchuk, shpjegoi se ikonat e para u krijuan gjashtë muaj më parë, por disa prej tyre shkaktuan komente kontradiktore, të cilat çuan në disa ndryshime.

“Tani puna është ndalur për shkak të bujës dhe zhurmës së shkaktuar. U detyruam t’i ribëjmë imazhet pas reagimit ndaj tyre”, tha Getmanchuk.

Lista e padronëve të programit ikonografik u dha nga kreu i dioqezës së Volin, Mikhail Zinkevich. Në listë ishin 12 persona.

Pas kritikave nga banorët e qytetit, Kisha filloi të shqyrtonte mundësinë e zëvendësimit të imazheve të biznesmenëve me figura të kulturës dhe artit. Ikonografi na siguroi se portretet ishin vendosur në vende të tilla që nuk do të ndikonin në skenat kryesore të krishtera të kishës.

Zëdhënësi i kish[s njoftoi se katedralja do të përshkruajë figurativisht ngjarje nga jeta e Volin, në kontekstin e historisë dhe kulturës së qytetit dhe deklaroi se kjo risi do të jetë unike në arkitekturën lokale kishtare.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Vullkani Levotobi Laki-Laki Shpërtheu në Indonezi - Të Paktën 10 të Vdekur (Video)

Next Story

Mbreti i Spanjë Pritet me Protesta & Goditet me Baltë & Gurë (video)!

Latest from Info