Pritet që ‘Disa’ do të Ndezin Flakë Lufte në Mesdhe! (Bran Johnson, CIA)

Me frazën: “Gjendja në Mesdhe na kujton epokën përpara Luftës së Parë Botërore – Ekziston frika të marrë flakë i gjithë Mesdheu” – amerikani Brad Johnson ish kuadër i lartë i CIA, përshkroi situatën gjatë një ‘e-Forum’-i që u organizuar nga “AHEPA” (American Hellenic Educational Progressive Association) në bashkëpunim me “Mediterranean Council & Forum”, teksa situata e sigurisë momentalisht në Mesdheun Qëndror dhe Lindor, me Turqinë të shtrihet dhe askush të mos tregojë aftësi për ta ndalur, vihet në dyshim.

Më konkretisht Brad Johnson duke përqëndruar vëmendjen tek situata aktuale shprehu shqetësimin e tij maksimal për një përplasje të madhe ushtarake: “Është bërë një grumbullim i madh Forcash të Armatosura në Mesdhe. Ajo që ndodh në kufirin Kinë-Indi, po ndodh edhe në Mesdhe sot. Situata të kujton periudhën përpara Luftës së Parë Botërore. Mesdheu mendoj se gjendet nën zhurmën e sirenave të alarmit. Turqia dërgon terroristë për të luftuar në Libi. Egjipti nuk do të lejojë të ketë Vëllezër Muslimanë në kufijtë e saj. Rreziqet më të mëdhenj janë ata, drejtues shtetesh, që sot i japin përforcime Turqisë. Putini nuk do të qëndrojë pa u implikuar. Në Rajon, ekziston tashmë rreziku i ndezjes së një flake të përgjithshme, të gjithandejshme…”.

Në të njëjtën kohë, Mark Langfan presidenti i Unionit “Americans for the Safe of Israel”, i cili mban lidhje të forta me qendrat vendimmarrëse amerikane dhe lidhje me vende të Lindjes së Mesme, analizoi dhe argumentoi domosdoshmërinë e ekzistencës së një aleance kuartet SHBA – Greqi – Izrael – Qipro.

“Gjendemi – tha si – në një ndërthurje të dy luftërave të ndryshme, në Krime dhe në Mesdhe, ndërsa Rusia duket si një faktor antiislamik dhe beson se kjo i shkon për shtat edhe interesave të Bashkimit Europian.

Greqia ndodhet në mes të kësaj distance… gjithçka filloi me presidencën Obama, Turqia qysh atëherë parashikonte zhvillimet e sotme, u mbështet nga superfuqia dhe mbërritën në situatën aktuale.

Marrëveshja jo-zyrtare Libi-Turqi cënon çdo parim të sovranitetit të Greqisë, bazuar tek e Drejta dhe Rregullat Ndërkombëtarë. Kjo marrëveshje shkel edhe rregullat e ΝΑΤΟ-s. Mendoj se Turqia do sulmojë Qipron fillimisht, që nuk është anëtare e ΝΑΤΟ-s dhe ky është një veprim ushtarak lehtësisht i mundshëm për të.

Rusët nga ana tjetër gjithmonë kanë qënë në kërkim të një rrugëdaljeje në Mesdhe dhe në Siri, duke qënë paralelisht kundër Iranit. Lëvizjet e Turqisë shqetësojnë dhe cënojnë edhe Rusinë, ndërkohë që përforcojnë lëvizjet dhe aktet e terroristëve të Vëllezërve Muslimanë të Turqisë, kudo ndodhen.

Gjithashtu një pjesë e refugjatëve, që sot ndodhen në Europë, janë instrumenta të turqve, merreni me mend sikur Turqia të kontrollojë një ditë Libinë, në atë moment të gjitha vendet e Europës Jugore do të mbushen me refugjatë, apo emigrantë të paligjshëm. Nga Deti i Zi dhe deri në Mesdhe, Turqia dëshiron që të kontrollojë gjithçka”.

‘E-forum’ “Terrorism in Mediterranean – The Final Countdown” u organizua ditën e diel, 28 qershor, me sponsor komunikimi ‘Pronews” dhe organizator Asociimin ‘AHEPA’ (American Hellenic Educational Progressive Association).

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Irani ka Lëshuar Urdhër Arresti për Presidentin Donald J. Trump!

Next Story

"Do i Lëmë Amerikanët pa Gjumë" - Kreu i Lëvizjes 'Black Lives Matter' Pohon Diçka të Frikshme!

Latest from Opinione

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,