Ndihmësi më i afërt i Donald Trump, po bën humor me presidentin e Ukrainës.
Elon Musk thuajse paralajmëroi fundin e Volodimir Zelenskit me një postim në X, ditën e sotme.
“Ai ka sens të mrekullueshëm humori!”, shkruan Elon Musk në X, duke komentuar deklaratat e Zelenskit, i cili me besim dhe prepotencë tha në radion shtetërore ukrainase, këto fjalë:
“Shtetet e Bashkuara nuk mund të na detyrojnë të ulemi dhe të dëgjojmë, në tryezën e bisedimeve. Ne jemi një vend i pavarur”.
Postimi i Musk:
Zhvillimet po agojnë me shpejtësi për Ukrainën pas zgjedhjes së Donald Trump, i cili po kërkon t’i japë fund luftës dhe të shpallë zgjedhje kombëtare në Ukrainën e shkatërruar.