Britania në Gatishmëri Lufte: “Presim Sulm nga Rusia edhe Sonte”

/

Ambasadori rus në Britani: Tani ju jeni përfshirë “direkt” në luftën e Ukrainës.

Ai është i bindur se ushtria britanike është gati të luftojë Rusinë në Europën Lindore edhe “sot”, është shprehur zëvendës-shefi i shtabit të Britanisë, në një sugjerim se mundet që dhe sot Rusia do të mund godasë Britaninë!

“Nëse ushtrisë britanike do t’i kërkohej të luftonte sonte, ata do të luftonin sonte”, tha Rob Magowan, zëvendës-shefi i shtabit të mbrojtjes britanike, në Komitetin e Mbrojtjes të Dhomës së Komuneve.

Komentet e tij erdhën ndërsa deputetët pyetën R. Magowan të enjten për sa brigada britanike mund të arrinin në krahun lindor të NATO-s, në rast të një përshkallëzimi të madh nga Rusia.

Anëtarët e NATO-s të Europës Lindore, duke përfshirë Letoninë dhe Estoninë, kanë shprehur shqetësimin për ndërhyrjen në shkallë të plotë të Rusisë në Ukrainë, ndërsa Finlanda, e cila kufizohet me Rusinë në lindje të saj, këtë javë paralajmëroi për sabotim të infrastrukturës kritike.

Rregullat e NATO-s për mbrojtjen kolektive thonë se një sulm ndaj një anëtari konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve.

Pavarësisht garancive të R. Magowan, shqetësimet mbeten për aftësinë ushtarake të Britanisë në rast të një përshkallëzimi europian.

Ushtria britanike është në përmasat e saj më të vogla që nga viti 1700. Vetëm muajin e kaluar, Sekretari i Mbrojtjes John Healy tha se gjendja e forcave të armatosura ishte “shumë më keq nga sa mendonim” pas marrjes së pushtetit nga Partia Laburiste në verë.

Healy njoftoi të mërkurën pasdite se Mbretëria e Bashkuar po heq pesë anije luftarake dhe një duzinë helikopterësh ushtarakë dhe drone si pjesë e një programi për uljen e kostove. Britania aktualisht po kryen një Rishikim Strategjik të Mbrojtjes.

Ambasadori rus në Britani: Tani ju jeni përfshirë “direkt” në luftën e Ukrainës

Sipas Sky News të Britanisë, ambasadori rus, Andrei Kelin, akuzoi gjithashtu Ukrainën se përdor mercenarë nga vende të ndryshme në luftime.

Përshkallëzimi vjen pasi aleatët perëndimorë dhanë dritën jeshile këtë javë për përdorimin e raketave nga Ukraina për të goditur Rusinë.

Raketat britanike Storm Shadow u gjuajtën në Rusi nga Ukraina vetëm disa ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden miratoi të njëjtin ndryshim politikash.

Në vazhdën e zhvillimeve, T. Kellin, i pyetur nëse lëvizja e kishte tërhequr Britaninë në luftë, tha: “Absolutisht, Britania dhe Mbretëria e Bashkuar tani janë të përfshira drejtpërdrejt në këtë luftë, sepse lëshimi i raketave nuk mund të ndodhë pa personelin e NATO-s. Personelin britanik po ashtu”.

I pyetur se cili ishte ndryshimi midis asaj dhe Rusisë duke përdorur pajisje, teknologji dhe fuqi punëtore kineze, iraniane dhe koreano-veriore dhe nëse ata janë gjithashtu të përfshirë drejtpërdrejt, Kellin në vend të kësaj iu referua “luftëtarëve të huaj nga pala ukrainase”.

“Në këtë çështje, mund të them lehtësisht se kemi shumë mercenarë nga vende të ndryshme që aktualisht po luftojnë në anën e Ukrainës”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

6 Karakteristikat e Njerëzve të Këqij!

Next Story

Digjet Ukraina - Fjalimi Urgjent i Putin: "Goditëm me Raketën Ndërkontinentale të Gjeneratës së Re "Oreshnik""!

Latest from Info