Donald Trump kërcënon ose të vendosen rregulla ose të mbyllen kompanitë e ‘Social Media’

Presidenti Donald Trump u bëri një thirrje Kompanive të Mediave Sociale ose të lejojnë lirinë e fjalës, ose platformat e tyre do të gjobohen dhe mbyllen.

“Republikanët shikojnë se Platformat ‘Social Media’ e zhdukin zërin e konservatorëve nga rrjetet e tyre dhe e penalizojnë atë. Ne ose do të vendosim rregulla striktë ose do i mbyllim, pa lejuar që të ndodhë më, kjo që po ndodh.”

Presidenti tha se, edhe pse këto kompani u përpoqën të ndalnin fitoren e tij në vitin 2016, ai sërish fitoi, por shtoi se kompanitë po përpiqen dhe do të përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e vitit 2020, të këtij viti pra.

“Nuk mund të lejojmë më versione të sofistikuara, që do të vazhdojë të punojnë për të ndodhur e njëjta gjë!”

Trump-i komentoi kompanitë e mediave sociale, teksa Twitter, jo më larg se dje i kishte markuar Presidentit një postim të tijin, mes të cilit fliste për mundësinë e falcifikimit të Votës Elektronike që kërkojnë të majtët, si sistem për ta aplikuar në zgjedhjet e nëntorit 2020.

Trump shkroi: ““Për më shumë, Social Media. Pastro veprimet e tua, TANI!!!!”

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rama i vë në dispozicion Erdoganit bazën detare të Vlorës

Next Story

Bombë tjetër nga Grenell: deklasifikon dokumenta të tjerë ‘shumë domethënës’ që lënë zbuluar administratën Obama

Latest from Info