Presidenti Bill Klinton ishte aq i frikësuar dhe i zemëruar me perspektivën e një presidence të Trumpit, saqë pësoi “pagjumësi të vazhdueshme”, sipas kujtimeve të tij të reja.
Duke shkruar kujtime, një Klinton i frikësuar kërkon falje për të gjithë ata që e gjetën atë duke vepruar çuditshëm gjatë garës së vitit 2016, të fituar nga Donald Trump, të cilën ai e përshkruan si “zgjedhjet më të errëta të mundshme në Shtetet e Bashkuara”.
Dailymail.co.uk raporton: Klinton, president në periudhën 1993-2001, ende fajëson për humbjen e Hillary-t një kombinim toksik të propagandës ruse, me një hetim të paprecedent në përdorimin e e-mail-eve të saj nga James Comey, atëherë drejtor i FBI-së, si dhe shtypit politik, të interesuar më shumë për polemikat me e-mail-et, sesa për meritat e kandidatëve.
“E gjithë kjo gjë është e vështirë për mua të shkruaj”, thotë ai në Citizen – Jeta ime pas Shtëpisë së Bardhë. “Nuk kam mundur të fle për dy vjet pas zgjedhjeve. Isha shumë i zemëruar, nuk isha i përshtatshëm për të qenë pranë njerëzish.
Kërkoj falje për të gjithë ata që duruan shpërthimet e mia të tërbimit, të cilat zgjatën me vite dhe shqetësonin, apo mërzisnin njerëzit që menduan se ishte e kotë të ripërsëriteshin gjërat që nuk mund të ndryshonin.”
Duke treguar humbjen katastrofike të gruas së tij në një epërsi prej gjashtë pikësh në sondazhe, ai shkruan se: “Pothuajse dy vjet pas zgjedhjeve, Kathleen Hall Jamieson, një shkencëtare sociale shumë e vlerësuar tha se sulmet kibernetike të Rusisë të grumbulluara në krye të ndërhyrjeve të Comey ishin mjaft efektive për të bindur votuesit në Michigan, Pensilvani dhe Wisconsin të votojnë për palët e treta ose të qëndrojnë në shtëpi.
Nëse po, mundësuesit e Putinit ishin Comey dhe shtypi politik.”
Klinton bën një sërë pranimesh në kujtime, duke përfshirë vërejtje për marrëdhënien e tij me pedofilin e dënuar Jeffrey Epstein dhe lidhjen e tij me Monica Lewinksy, që çoi në shkarkimin e tij në vitin 1996 nga Dhoma e Përfaqësuesve.
Ai gjithashtu adreson një pretendim të çuditshëm që stafi i tij hoqi qëllimisht shkronjën “W” nga tastierat e Shtëpisë së Bardhë për të penguar pasardhësin e tij, Presidentin George W Bush.
Enturazhi presidencial u akuzua për thyerjen e enëve në Airforce One. Vetë Bill dhe Hillary Clinton ishin në kuadrin e grabitjes së mobiljeve të dhomës së gjumit.
Klinton thekson në librin e ri se: “Stafi i Shtëpisë së Bardhë më kërkoi të merrja tavolinat duke thënë se nuk donin t’i mbanin ose ruanin ato. Dhe askush në Airforce One nuk shkatërroi mallrat e qeverisë.”
Por a ishin prishur tastierat?
“Brenda pak ditësh disa njerëz më në fund dolën në procesverbal për të thënë se ose nuk kishte ndodhur asnjë dëm, ose se pretendimet për heqjen e butonit “W” ishin të ekzagjeruara”, përfundon ai, një vërejtje e hapur që shumica do ta marrin si një pranim se pretendimet ishin në fakt të vërteta.
Një hetim njëvjeçar nga Komiteti i Përgjithshëm i Kontabilitetit më vonë zbuloi se stafi i Klinton kishte shkaktuar “dëm, vjedhje, vandalizëm dhe shkatërrim” me vlerë rreth 15,000 dollarë, megjithëse nuk kishte asnjë ndjekje penale.
Klinton është përballur prej kohësh me pyetje në lidhje me bashkëpunëtorin e tij me Jeffrey Epstein, i cili vrau veten në vitin 2009, ndërsa priste gjyqin për akuzat lidhur me trafikim seksual të të miturve.
Në librin e tij ai pranon se ka fluturuar me avionin privat të Epstein, Lolita Express, në vitet 2002 dhe 2003, por hedh poshtë akuzat se ka vizituar ndonjëherë ishullin privat të financierit, Little Saint James, në Ishujt e Virgjër të SHBA.
Klinton pretendon se Epstein e kishte ofruar avionin në mbështetje të fondacionit të tij dhe se ata folën për ekonominë dhe politikën.
Ai shkruan: “Përfundimisht edhe pse më lejoi të vizitoja punën e fondacionit, të udhëtoja me aeroplanin e Epstein, nuk ia vlejti krahasuar me vitet e marrjes në pyetje më pas. Do të doja të mos e kisha takuar kurrë”.
Klinton shton: “Gjithmonë kam menduar se Epstein ishte i çuditshëm, por nuk kisha asnjë ide për krimet që ai po kryente. Ai lëndoi shumë njerëz, por unë nuk dija asgjë për këtë dhe në kohën kur u arrestua për herë të parë në vitin 2005, unë i kisha ndërprerë kontaktet me të. Unë kurrë nuk e kam vizituar ishullin e tij”.
Ish presidenti foli edhe për lidhjen e tij me Monica Lewinsky.
Në librin e tij ai kujtoi edhe një intervistë në NBC “Today Show” në vitin 2018, ku u pyet nëse i kishte kërkuar ndonjëherë falje Lewinsky-t.
Këto dhe shumë të tjera shkruan Klinton në kujtimet e tij.
Presidenti i 42-të është duke vuajtur sërish nga pagjumësia, teksa Donald Trump fitoi sërish zgjedhjet dhe do të jetë përsëri President i SHBA-ve, kësaj here me një fitore edhe më të thellë se ajo e vitit 2016.