Histori e vërtetë e gjermanit që qëlloi Shenjtoren Varvara.
“Gjatë pushtimit gjerman, në qytetin e Spartës ishte një ushtar gjerman, i njohur në komunitetin vendas për karakterin e tij problematik dhe të keq.
Një ditë teksa po kalonte pranë kishës së Shën Varvarës, qëlloi ikonën e Shenjtores që ndodhej në ikonostas. Një nga plumbat goditi figurën e Shenjtores në lartësinë e qafës. Ngjarja natyrshëm bëri zhurmë dhe trishtoi spartanët.
Pak ditë më vonë, i njëjti gjerman po pinte në një tavernë të nëndheshme në qytet, në kryqëzimin e rrugëve Gortsologou dhe Kleomprotou, ku ndërtesa ruhet edhe sot. Në një moment, ndoshta pas një mosmarrëveshje verbale, thuajse i dehur, ushtari nisi të qëllojë me armë brenda tavernës. Një nga plumbat bëri rikoshet te muri i gurit, plumbi u kthye dhe e goditi në qafë, pikërisht aty ku ushtari i pafe kishte goditur ikonën e Shënjtores Varvara.
Vdekja e tij ishte e menjëhershme.
Gjermanët nuk kërkuan asnjë përgjegjësi nga grekët, pasi kishte shumë gjermanë të tjerë brenda tavernës, të cilët panë ekzaktësisht se çfarë kishte ndodhur. Disa madje, raportojnë se në ditët në vijim, u panë disa ushtarë gjermanë duke u lutur përpara ikonës së shenjtores, me shenjën e goditjes nga plumbi në qafë.
Lajmi u përhap shpejt në qytet dhe forcoi edhe më shumë besimin e banorëve të Spartës, pas kësaj ngjarjeje vërtet të çuditshme, por edhe shumë domethënëse.”
Në fotografinë e shkrimit shihet “plaga” nga plumbi në qafë, në ikonën e shenjtëres.