Shtëpia e Bardhë dhe Presidenti Biden thuhet se po shqyrtojnë një falje parandaluese gjithëpërfshirëse për Dr.Anthony Fauci, për ta mbrojtur atë nga ndjekja penale gjatë presidencës së ardhshme të Trump.
Këshilltarët kryesorë të Trump, përfshirë Elon Musk, kanë deklaruar vazhdimisht se janë në favor të hetimit dhe ndjekjes penale të ish kreut të NIAID-it për krime kundër popullit amerikan.
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Ed Siskel po organizon diskutime rreth një sërë faljesh të mundshme, me disa ndihmës të tjerë të lartë të Biden, duke përfshirë shefin e shtabit Jeff Zients, raportoi Politico, duke cituar demokratë të lartë të njohur me planet e Presidentit.
Presidenti, i cili i dha një falje gjithëpërfshirëse djalit të tij, Hunter Biden, për 11 vitet e fundit të krimeve të kryeta dhe krimeve të mundshme, në fillim të kësaj jave, thuhet se nuk është përfshirë në diskutime paraprake me stafin e tij, sipas Politico.
Karriera e Dr.Anthony Fauci është vënë nën një vëzhgim intensiv, me kritikët që i etiketojnë veprimet e tij gjatë pandemisë COVID-19 si, asgjë më pak se katastrofale. Akuzat për neglizhencë kriminale dhe përfitime, kanë nxitur zemërimin e publikut, me disa që i quajtën vendimet e tij “krime kundër njerëzimit”.
Provat sugjerojnë se Fauci luajti një rol kyç në promovimin e trajtimeve dhe politikave që kritikët argumentojnë se i kushtoi rëndë Amerikës dhe globit, me jetë të panumërta, të humbura. Miliona dollarë u hodhën për iniciativat nën mbikëqyrjen e tij, ndërsa trajtimet që konsideroheshin efektive nga disa studime të pavarura, u mënjanuan ose u përbuzën prej Faucit dhe vartësve të tij. Këto vendime thuhet se u përforcuan nga një suport i çmendur mediatik, i ndikuar nga dollarët e reklamave farmaceutike dhe pagesat për propagandë, duke siguruar që zërat alternativë të mbyten, deri dhe të ndëshkohen (për shkrime mbi dhe për pandeminë mast.al është bllokuar me dhjetra herë, sepse i përkiste zërave ndryshe).
Avokacia që Fauci i bëri vaksinës mRNA si zgjidhje kryesore për COVID-19, ka ngritur gjithashtu pyetje etike, të lidhura me interesa të rëndësishme financiare. Kritikët tregojnë për sfumimin dhe ndalimin e studimeve të tjera me efikasitet për trajtimin e pandemisë, studime dhe praktika të cilat mund të ishin ofruar si alternativë për miliona njerëz në mbarë botën, ndërkohë që u ndalën dhe u penguan, që të aplikoheshin ato që ishin planifikuar nga kupola drejtuese, me në krye Faucin.
I shtohen polemikës, raporte që pretendojnë se studimi i sigurisë mbi vaksinat mRNA ka përfunduar para shumë muajsh, por mbetet i pazbuluar, i papublikuar, me pretekstin se me urdhër të Administratës Biden studimi do të bëhet publik pas inagurimit të presidencës amerikave.
Ndërsa spekulimet rriten për një falje të mundshme parandaluese për Fauci, shumë argumentojnë se kjo do të përbënte një gabim të mëtejshëm të drejtësisë dhe të keqpërdorimit të postit të presidentit.
Thirrjet për llogaridhënie po bëhen gjithnjë e më të forta, me kërkesat për transparencë të plotë dhe veprime ligjore kundër atyre që janë përgjegjës për atë që disa e quajnë, një nga skandalet më të mëdha të kohëve moderne.