Princi Saudit Jep 700 milionë $ për Mike Tyson Nëse Ai Nxjerr ‘Knock Out’ Jake Paul!

/

Një ndeshje e re për dy rivalët?

Mike Tyson duket sikur ka shansin e jetës: Për t’u përballur sërish me Jake Paul-in në një përleshje, por këtë herë e presin 700 milionë dollarë para, në dorë!

Influenceri dhe Youtuber-i që u bë boksier, Jake Paul mundi të fitojë përballë legjendës Mike Tyson, me një vendim unanim të nëntorit, në një ndeshje mjaft të dobët të trandmetuar në Netflix.

Tysln, i cili tha se për pak do të vdiste përpara ndeshjes me Paul, nuk mund t’i rezistojë përballë “Djaloshit problematik”, edhe pse fitoi dy raundet e para të ndeshjes.

Edhe pse ndeshja e boksit nuk ishte spektakli që sportëdashësit prisnin të ndiqnin, Mike Tyson ka mundësinë ta përsërisë dhe një Princ nga Arabia Saudite duket se ofron një shumë astronomike.

Sipas një raporti nga FTTV Boxing, Turki Alalshikh, kreu i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit të Arabisë Saudite, i ka ofruar Mike Tyson 700 milionë dollarë për një ndeshje me Jake Paul, por vetëm nëse ai e mund atë.

“Jake Paul është një shaka. I jap Mike Tyson 700 milionë dollarë nëse pranon ta ndeshet këtë herë në një betejë të vërtetë dhe nëse fiton me Knock Out”, citohet të ketë thënë Alalshikh.

1 Comment

  1. Baddiehub You’re so awesome! I don’t believe I have read a single thing like that before. So great to find someone with some original thoughts on this topic. Really.. thank you for starting this up. This website is something that is needed on the internet, someone with a little originality!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

A e Dinit Këtë? – Në Këtë Moshë Truri i Njeriut Arrin Kulmin e Zhvillimit!

Next Story

30 Vite më Parë Ukraina Nënshkroi "Dënimin" e Saj Duke u Çarmatosur nga Armët e Saj Bërthamore në Këmbim të...

Latest from Info