Rusia i Dha Azil Asaad-it & Familjes së Tij

/

Ndodhet në Moskë.

Ish presidenti sirian Bashar al-Assad ndodhet në Moskë dhe i është dhënë azil në Rusi, tha një burim i Kremlinit për TASS.

Assad dhe anëtarët e familjes së tij mbërritën në Moskë për arsye humanitare dhe iu dha azil”, tha burimi i agjencisë.

Përveç kësaj, Rusia ka kërkuar një takim me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën në lidhje me misionin paqeruajtës të OKB-së në Lartësitë Golan, sipas diplomatëve.

Thrileri për fatin e Bashar al-Assad filloi që nga momenti kur rebelët hynë në kryeqytetin sirian.

Një aeroplan i Sirisë u ngrit nga aeroporti i Damaskut kur kryeqyteti u kap nga rebelët, sipas të dhënave nga faqe interneti.

Avioni fillimisht fluturoi drejt brigjeve të Sirisë, një bastion i alavitëve të Asaadit, por më pas bëri një kthesë të fortë 180 gradë dhe fluturoi për disa minuta në drejtim të kundërt përpara se të zhdukej nga harta.
Burime anonime pohuan se Assad mund të jetë vrarë në një përplasje avioni, ndërsa të tjerët përmendën si të mundshme (përfshirë një skenar që u konfirmua përfundimisht) që pilotët fikën transponderin për të parandaluar regjistrimin e kursit të avionit.

Rusia, një nga aleatët më të afërt të Asaadit, konfirmoi më herët sot, se ai ishte larguar nga Siria, por nuk tha se ku ishte apo nëse Moska po i siguronte pritjen.

Moska e konsideron të nevojshme rifillimin e negociatave për zgjidhjen e situatës në Siri nën kujdesin e OKB-së.

Ministria e Jashtme ruse kishte konfirmuar më herët se Assad ishte larguar nga Siria, pa bërë të ditur destinacionin. Presidenti i rrëzuar i Sirisë u largua nga aeroporti i Damaskut përpara se forcat e HTS të hynin në kryeqytet, të ndjekur nga anëtarët e sigurimit të tij.

“Në lidhje me ngjarjet e fundit në Siri, thellësia dhe pasojat e të cilave ende nuk janë kuptuar, për këtë vend dhe për të gjithë rajonin, Rusia ka kërkuar konsultime urgjente të mbyllura me Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për këto që po ndodhin në rrethanat e reja…. Forca Vëzhguese e Kombeve të Bashkuara ndodhen në Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli (UNDOF). Presim që konsultimet të zhvillohen pasditen e të hënës, në New York, më 9 dhjetor”, ka shkruar Ministria e Jashtme ruse.

Misioni i Përhershëm i SHBA-ve në OKB, i cili kryeson Këshillin e Sigurimit në dhjetor, nuk iu përgjigj kërkesës së TASS, për detaje mbi konsultimin.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Akt Terrori - Tragjedi në Holandë

Next Story

New Jersey: Shqetësim i Madh, Shfaqen “Dronë” të Panjohur, Fenomen që Vazhdon prej 18 nëntorit! (Foto+Video)

Latest from Info