Dhjetëra Media Ndërkombëtare i Bëjnë Thirrje Izraelit të Heqë Kufizimet në Gaza, Por Nuk i Bëjnë të Njëjtën Thirrje Regjimit të Iranit – Pse?

/

Dhjetëra media ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit që të heqë menjëherë kufizimet në Gaza, por nuk i drejtojnë të njëjtën thirrje apo letër regjimit islamik të Iranit.

Pse? Sepse janë të kurdisur për të bërë propagandën e njërës palë, kundër një objektivi dhe vetëm. Dhe kjo nuk mund të quhet Media, kurrsesi. Media dje dhe sot mbetet instrument në duart e globalistëve që po humbasin pushtetin gradualisht.

Letër e përbashkët nga mediat kryesore për heqjen e kufizimeve.

“Gazetaria nuk mund të veprojë nën bllokadë”, i thonë Izraelit, po nuk ja thonë Iranit.

Heqja e menjëhershme e kufizimeve dhe qasja e lirë në Gaza po kërkohet nga drejtuesit e afërsisht 30 mediave kryesore ndërkombëtare në një letër të hapur të përbashkët drejtuar Izraelit.

Duan të hyjnë në Gaza, por nuk duan të hyjnë në Iran?

Letra është bashkëfirmosur nga Media si: BBC, CNN, The New York Times, The Washington Post, The Guardian, El País dhe Le Monde, si dhe agjencitë ndërkombëtare Associated Press, Reuters dhe Agence France-Presse. Mesa kuptoni janë të gjitha Mediat e konstilacionit majtist.

Letra thekson se, ndërsa në çdo konflikt ushtarak ka kufizime në aksesin për gazetarët, situata në Gaza është e pashembullt. Siç theksohet, për më shumë se 930 ditë, gazetarët e huaj nuk kanë qenë në gjendje të hyjnë në zonë në mënyrë të pavarur.

Domethënë hyjnë, por nuk bëjnë dot më ato që bënin me video dhe foto të stisura.

Nënshkruesit bëjnë thirrje për heqjen “e menjëhershme” të këtyre kufizimeve Izraelit, në mënyrë që të sigurohet raportim i pavarur dhe i besueshëm.

Izraeli i ka vënë nën kontroll pikërisht sepse janë Media të lajmeve FAKE.

Ndërkohë që as nuk bëhet fjalë t’i kërkojnë Gardës Revolucionare Iraniane të tilla “çudira”!

Mbulimi mbështetet te gazetarët palestinezë!

Për shkak të ndalimit, mbulimi i luftës në Rripin e Gazës mbështetet pothuajse ekskluzivisht te gazetarët palestinezë, të cilët – siç raportohet – punojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe të rrezikshme.

Këto kushte përfshijnë urinë, zhvendosjen, humbjet personale dhe kërcënimin e vazhdueshëm të sulmeve, gjë që e bën punën e tyre veçanërisht të pasigurtë.

Qasje e kufizuar nën kontroll!

Deri më sot, vetëm një numër i kufizuar gazetarësh është lejuar të hyjnë në Gaza dhe këta nën shoqërim të rreptë nga forcat izraelite, pa mundësinë e mbulimit të plotë dhe të pavarur gazetaresk.

Izraeli citon arsye sigurie për ruajtjen e kufizimeve, edhe pas zbatimit të një armëpushimi të brishtë.

Shqetësime për sigurinë e gazetarëve!

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, më shumë se 200 gazetarë palestinezë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës, gjë që intensifikon shqetësimet për sigurinë dhe mbrojtjen e tyre.

Nënshkruesit theksojnë se barra e raportimit nuk mund të mbetet vetëm te gazetarët vendas dhe bëjnë thirrje për një prani ndërkombëtare për të kapur plotësisht situatën.

Media sot duhet të kërkojë të hyjë në Iran për të kuptuar realisht se çfarë bën regjimi, sa protestues ka vrarë, të kontaktojë me iranianët që jetojnë nën terrorin e regjimit, të varfërisë, inflacionit dhe marrëzisë së një regjimi radikal islamik që po i çon drejt një lufte shkatërruese.

Media shqetësohet për 2 milionë banorë në Gaza dhe shumë mirë bën, por e njëjta Media nuk na flet për 90 milionë iranianë, as për 42 mijë të rinj protestues iranianë, të vrarë në 3 javë. Nuk pamë foto, nuk pamë video, nuk kanë as bashkëpunim me gazetarë iranianë për të na treguar të vdekurit iranianë nga vetë regjimi i tyre, apo të plagosurit, apo sesi vriteshin të plagodurit në spitalet e Iranit, apo në rrugët nga patrullat policore.

Kjo është dyfytyrësia, në thelb pafytyrësi, e Medias ndërkombëtare, leftiste, globaliste, që po i ngushtohet laku i propagandës dhe lajmit FAKE.

Po vjen epokë e re dhe atë do e sjellë gazetaria vërtet e pavaruar, ajo alernative, që nuk mundën dot ta heshtin, edhe pse shumë janë përpjekur dhe përpiqen.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Lindja Mban Erë Barut! - Sa Ton Armë Janë Grumbulluar në Izrael?

Next Story

Izraeli Ndaloi Flotiljen Globale Sumud që Shkonte nga Spanja në Gaza, në Afërsi të Kretës & Flotila u Stacionua në Brigjet Greke!

Latest from Info