Paqësor: Tërmet 7,3 Ballë në Vanuatu – Dëme & Viktima (video)

/

Vanuatu: Raportime për të vdekur pas tërmetit 7.3 ballë.

Një tërmet me magnitudë 7.3 goditi kryeqytetin e Vanuatu, Port Vila, duke shkaktuar rrëshqitje dheu dhe duke rrafshuar disa ndërtesa, duke përfshirë një kompleks që strehonte disa ambasada të Perëndimit.

Rrjetet e energjisë dhe telefonisë celulare në të gjithë vendin janë ndërprerë dhe shkalla e plotë e dëmit është ende e paqartë, por ka raportime për të vdekur.

Dan McGarry, një gazetar që jeton në Port Vila, tha se pa “disa njerëz që padyshim ishin plagosur rëndë” jashtë pavionit të urgjencës së spitalit.

Vanuatu është mësuar me tërmetet, por McGarry i tha BBC-së se tërmeti, i cili goditi në orën 12:47 me kohën lokale, u ndje si “më i madhi … në më shumë se 20 vite”.

Dëshmi të trupave të pajetë në rrugë.

“Shërbimet e urgjencës do të jenë të zëna për disa kohë. Kemi pajisje dhe aftësi të kufizuara këtu në Vanuatu”, tha McGarry, duke shtuar se policia në Spitalin Qendror të Porto Vila i tha atij se një person kishte vdekur dhe se ata presin që numri i të vdekurve të rritet.

Michael Thomson, menaxher i një biznesi turistik, i tha agjencisë së lajmeve AFP se kishte parë trupa të shtrirë në rrugë.

“Ka shumë ndërtesa që janë prishur në të gjithë qytetin. Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar për të nxjerrë njerëzit që mund të jenë të bllokuar”, tha Thompson.

“Mendova se tavani i shtëpisë do të binte menjëherë”, tha gruaja e Thompson, Amanda për BBC.

“Kemi shpesh tërmete këtu, por jo si ky. Shtëpia ka çarje të mëdha përgjatë gjatësisë së saj, dyert e xhamit me shina janë thyer.”

Vanuatu, një grup ishujsh prej rreth 80 ishujsh në Paqësorin Jugor, shtrihet në perëndim të Fixhit dhe mijëra kilometra në lindje të Australisë veriore.

Ambasadat u shembën

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës dhe Zelandës së Re ishin në mesin e ndërtesave të dëmtuara, të vendosura të gjitha në të njëjtin kompleks.

Zyrtarët amerikanë thanë se ndërtesa pësoi “dëmtime të konsiderueshme” dhe do të qëndrojë e mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm. I gjithë stafi i ambasadave në ndërtesë ishte evakuuar në mënyrë të sigurtë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Vepra e Fundit e Banksy: "Nëna & Fëmija"!

Next Story

Çfarë Ndodhi me Avionin e Netaniahut që Nuk u Ul në Kretë, por në Qipro?

Latest from Info