Liban: Arrestohet Vëllai i Assad, “Vrasësi i Islamistëve Xhihadistë” – HTS Kërkon ta Varë!

/

Nëse autoritetet libaneze e kthejnë Maher al-Assad në Siri, atëherë fati i tij është pothuajse i sigurtë.

Në lajmin e fundit, vëllai tashmë i mërguar i ish presidentit sirian Bashar al-Assad, Maher al-Assad, u arrestua dje në kufirin siriano-libanez sipas mediave lokale. Me të ishte edhe kreu i drejtorisë së përgjithshme të sigurisë së Sirisë, Ali Mamluk.

Çfarë i pret në Damask…?

Sipas burimeve të Lindjes së Mesme, autoritetet libaneze nuk kanë lejuar disa zyrtarë të lartë sirianë, përfshirë Maher al-Assad, të arratisen në territorin libanez për të mos përkeqësuar marrëdhëniet Bejrut-Damask.

Në këtë kuadër, autoritetet libaneze penguan realizimin e disa fluturimeve nga Siria në Liban, për shkak të frikës se në bord ndodheshin ish zyrtarë të regjimit të Assad-it.

Maher al-Assad komandonte Divizionin e 4-rt të Blinduar të ushtrisë qeveritare siriane. Kjo njësi e veçantë ishte një nga më të aftët dhe më të rëndësishmet në të gjithë ushtrinë dhe besohet se ka luftuar deri në fund për të mbrojtur Damaskun nga terroristët xhihadistë.

Maher al-Assad shpëtoi në minutën e fundit, kur shumica e ushtarëve të vëllait të tij ulën armët dhe iu dorëzuan rebelëve. Duke mos parë pjesëmarrje aktive nga trupat aleate ruse, Maher al-Assad u përpoq të arratisej nga vendi, si vëllai i tij Bashar.

Gjatë arratisjes nga Siria, ai shoqërohej nga Ali Mamluk, i njohur si “arkitekti i sistemit të inteligjencës siriane”. Aliu shërbeu si kreu i drejtorisë së përgjithshme të sigurisë të Sirisë dhe kishte marrë gjithashtu rolin e një diplomati ndërkombëtar. Si rezultat, Aliu besohet të ketë luajtur një rol kritik në mbajtjen e pushtetit në duart e Assad-it.

Burimet pohojnë se autoritetet libaneze, tashmë të frustruara nga lëvizjet e Bashar al-Assad dhe arratisja në Moskë, vendosën të arrestojnë Maher al-Assad dhe Ali Mamluk.

Bejruti nuk e ka komentuar zyrtarisht incidentin, ndërsa nuk dihet nëse dy sirianët janë kapur nga vetë ushtria libaneze apo nga forcat e organizatës libaneze Hezbollah.

Ju kujtojmë sesi ushtria libaneze ashtu edhe Hezbollahu ishin aleatë të regjimit të Assad-it përpara rënies së tij. Analistët politikë vlerësojnë se libanezët e konsideruan “tradhti” arratisjen e Bashar al-Assad në Moskë dhe që atëherë kanë pushuar së mbështeturi ish regjimin sirian.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ekspertja Izraelite: Erdogan Kërcënon Ushtarakisht Greqinë, Izraelin & Egjiptin nga Siria, me Mijëra Xhihadistë!

Next Story

Zemërimi i Medvedev për Vrasjen e Kirillov: "Raporterët e 'The Times' Janë për Ne, Objektiva Legjitime Ushtarake"!

Latest from Info