Bankeri Benjamin de Rothschild, Pronari i “Edmond de Rothschild Group”, Vdiq në Moshën 57 Vjeç!

Bankieri dhe pronari i “Edmond de Rothschild Holding S.A.”, Benjamin de Rothschild, u largua nga jeta në moshën 57 vjeç, deklaroi familja e tij për Media-n franceze.

“Ariane de Rothschild dhe vajza e saj janë tejet të trishtuara për vdekjen e bashkëshortit dhe babait, Benjamin de Rothschild, pas një ataku në zemër, në shtëpinë e tyre në Pregny (Zvicër) gjatë pasdits së datës 15 Januar,2021” – shkruan familja në një deklaratë për shtypin ditën e shtunë.

“Chateau de Pregny”, e quajtura Kështjella Rothschild, ku bankieri kaloi orët e fundit të jetës së tij, ndodhet pranë Liqenit të Gjenevës. Prona i përket familjes që prej shekullit të 19-të.

I lindur më 30 Korrik 1963, Benjamin de Rothschild ishte biri i Edmond dhe Nadine de Rothschild. Ai drejtonte grupin e krijuar nga ati i tij prej vitit 1997. Benjamin de Rothschild ishte presidenti i bordit të drejtorëve të kopanisë “Edmond de Rothschild Holding SA”, entiteti umbrellë i “Edmond de Rothschild Group”, i specializuar në banka dhe menaxhim asetesh.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gjermania do të Vendosë Ata që Thyejnë Rregullat e COVID në "Kampe Paraburgimi"

Next Story

Burime të Huaja Flasim për 'Audio' të Çështjes Kriminale #Kosovogate - Audio Biden - Rama / Biden - Thaçi / Biden - Haradinaj!

Latest from Info