Demokratët po përpiqen t’i imponojnë politikën e tyre Trumpit në vitin e parë të mandatit të tij të ri.
Dhoma e Përfaqësuesve votoi kundër planit republikan për të mbajtur “të hapur” financimin e qeverisë, amerikane deri në inaugurimin e tij dhe kështu rreziku i ndalimit të pagesave të punonjësve publikë, si dhe të personelit ushtarak në mes të festave është real.
Stafi i Trump ka kërkuar që të mos ketë kufi në shpenzimet e qeverisë për 2 vitet e ardhshme në mënyrë që republikanët ta mbështesin atë.
Votimi ishte 174 pro dhe 235 kundër, ku 38 republikanë votuan kundër dhe 2 demokratë votuan pro.
Më herët kreu i grupit parlamentar demokrat në Dhomën në largim, kishte bërë të qartë se anëtarët e partisë së tij do të votonin kundër propozimit të republikanëve.
Hakeem Jeffries e quajti tekstin “qesharak” dhe “jo serioz” për të shmangur mbylljen famëkeqe, pezullimin e funksionimit të shumë shërbimeve të shtetit federal, në prag të festave të fundvitit.
Demokratët po shantazhojnë, pasi duan të kalojnë bashkë me rritjen e kufirit të borxhit edhe miratimin e një pakete shumë të madhe financimi, në vlerën 100 miliardë dollarë, për t’u marrë me fatkeqësitë natyrore.
Në këtë mënyrë, ata duan të lidhin Trumpin me politikën e tyre, pasi të ketë marrë detyrat presidenciale.
Republikanët “po na çojnë drejt një “mbylljeje”shutdown””, tha Jeffries.
Nga ana e tij, nënpresidenti i sapozgjedhur Jay D. Vance fajësoi demokratët pasi Dhoma e Përfaqësuesve dështoi në shmangien e “shutdown”-it të qeverisë, duke thënë se ata po përpiqen të parandalojnë presidentin e sapozgjedhur Donald Trump që të ka një “përparësi negociuese” në vitin e parë të presidencës së tij dhe mandatit të tij të ri.
Duke filluar pak pas mesnatës së së premtes, zyrat e qeverisë amerikane do të fillojnë të mbyllen, nëse nuk arrihet një marrëveshje midis republikanëve dhe demokratëve në Kongres.