Ngjarja ka ndodhur në vitin 2021.
Një gabim i Joe Biden doli në “dritën” e publicitetit, teksa la për orë të tëra familjet e marinsave të rënë, të vrarë në Afganistan, të prisnin, teksa flinte në Air Force One.
Ankesa kundër Joe Biden u bë nga të afërmit e marinsave që vdiqën më 26 gusht 2021, kur talebanët vranë 13 ushtarë amerikanë dhe më shumë se 170 afganë në Portën e Abbey të Aeroportit Ndërkombëtar të Kabulit, në Afganistan.
Incidenti ndodhi më 29 gusht 2021, kur presidenti dhe Zonja e Parë Jill Biden do të merrnin arkivolet e ushtarëve të rënë në bazën e Forcave Ajrore Dover, në Delaware.
Familjet thanë se vendimi i udhëheqësit 82-vjeçar për të fjetur, në vend që t’i priste, ishte një fyerje për kujtimin e të dashurve të tyre.
Biden “na bëri të prisnim tre orë për të marrë trupat e anëtarëve të vdekur të familjeve tona, sepse ai nuk mund të zgjohej”, tha Roice McCollum për DailyMail.
Vëllai i McCollum, Rylee McCollum, u vra në masakrën e aeroportit. Një oficer i ushtrisë i tha asaj se Biden ishte duke fjetur në aeroplan, tha Roice.
Lajmi për planetarkun e lodhur u konfirmua edhe nga Darin Hoover, babai i nënkolonelit Taylor Hoover dhe Christy Shamblin, vjehrra e rreshterit të marinës Nicole Gee.
“Ne u ulëm në atë zyrë, për të pritur atë dhe që pritja dukej si një përjetësi, prisnim plakun leshko matuf dhe të çuditshëm”, tha Hoover për Mail.