Imazhe Satelitore nga Katastrofa e Zjarreve në Kaliforni

/

Kanë kaluar tre ditë që nga shpërthimi i fronteve të para të zjarrit.

Autoritetet e Kalifornisë kanë marrë masën e ndalimit të qarkullimit gjatë natës në zonat për të cilat ka urdhër evakuimi të detyrueshëm për shkak të zjarrit.

Ndërkohë që të paktën dy nga frontet kryesore janë jashtë kontrollit (njëri pothuajse plotësisht), problemi i plaçkitjes mbetet prezent dhe për këtë arsye u dha urdhër për ndalimin e lëvizjes në zonat e prekura.

Kanë kaluar tri ditë që nga shpërthimi i fronteve të para dhe fotot satelitore të Maxar-it tregojnë qartë sesi lagje të tëra, disa me shtëpi jashtëzakonisht të shtrenjta, janë bërë shkrumb e hi, në vetëm pak orë.

Shtëpi të djegura në Malibu, në oqean dhe në autostradën e Bregut të Paqësorit, një rrugë që para zjarreve ishte një nga më të bukurat e zonës.

Kjo lagje në Altadinë në foton e parë është shkatërruar tërësisht brenda pak orësh.

Në të dytën, një lagje tjetër që u fshi, zhduk brenda pak orësh.

Dy fronte, ai i Palisades dhe ai i Eaton, në të njëjtën foto.

Bregdeti i Malibu, një nga pikat më të shtrenjta dhe më të dëshirueshme në zonë, është shkatërruar pothuajse plotësisht dhe ende po digjet.

Një nga lagjet në Palisades të Paqësorit u përfshi nga zjarret brenda pak orësh.

Ora policore

Të Premten, Sherifi i Qarkut të Los Anxhelos njoftoi se një shtetrrethim po vendosej në të gjitha zonat e detyrueshme të evakuimit në frontet Palisades dhe Eaton.

Urdhri i shtetrrethimit është në fuqi nga ora 18:00 (ora lokale, 03:00 e shtunë në Shqipëri) deri në orën 06:00 të së shtunës (15:00 të shtunën në Shqipëri).

Të vetmit persona që lejohen të hyjnë në këto zona janë ata që marrin pjesë në zjarrfikje, shpëtimtarët dhe persona të tjerë. Ata që shkelin urdhrat mund të arrestohen ose gjobiten.

Autoritetet theksojnë gjithashtu se shtetrrethimi “do të zbatohet rreptësisht” për të rritur sigurinë publike, për të mbrojtur pronën dhe për të parandaluar vjedhjet ose plaçkitjet në zonat ku banorët janë evakuuar.

“Nuk po tallemi me këtë”, paralajmëroi sherifi, duke thënë se “nuk duam që askush të përfitojë nga banorët tanë që tashmë janë viktimizuar”.

Dje një zyrtar i qarkut raportoi se janë arrestuar 20 persona për grabitje.

Ndërkohë ditën e sotme është raportuar për arrestimin e një personi që ka tentuar të vërë zjarrin në zonën e Woodland Hills. Personi po merret në pyetje, por ende nuk dihet akuza për zjarrvënie.

Imazhi nga frontet e zjarrit

Në total, rreth 10,000 zjarrfikës dhe 600 ushtarë të tjerë të Gardës Kombëtare të Kalifornisë po luftojnë në vijat e frontit. Po ashtu funksionojnë 1,059 zjarrfikëse dhe 143 çisterna uji, si dhe 116 makineri ndërtimi. Helikopterët dhe avionët zjarrfikës po operojnë nga ajri.

Sipas përditësimit të autoriteteve të premten në mëngjes (koha lokale, pasdite në Shqipëri):

– Fronti Palisades ka djegur mbi 80,000 hektarë dhe mbetet pothuajse plotësisht i pakontrolluar. Mbi 3,000 zjarrfikës dhe personel tjetër janë vendosur për të luftuar këtë. Kushtet e motit janë të rrezikshme pasi erërat pritet të shtohen.

– Fronti Eaton ka djegur mbi 48,000 hektarë dhe është ende pothuajse jashtë kontrollit. 1,500 njerëz operojnë në këtë front.

– Fronti Hearst ka djegur mbi 3,000 hektarë dhe është nën kontroll të pjesshëm. Urdhrat për evakuim të banesave janë hequr.

– Fronti Kenneth është nën kontroll të pjesshëm, por ka djegur 4,000 hektarë. Edhe këtu janë hequr urdhrat e evakuimit.

Aktualisht, numri i personave të urdhëruar për evakuim është 153,000, ndërsa 166,800 të tjerë janë në gatishmëri për ta bërë këtë nëse kërkohet.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Zuckerberg: "Biden na Detyroi të Heqim Postimet Kundër Vaksinave Vdekjeprurëse Covid-19"!

Next Story

Los Angeles: Flakët po "Zhdukin" Hollywood - Mbishkrimi i Famshëm Ikonik po Digjet (foto, video)!

Latest from Info