BE-ja “Nudo” Sërish – Elita Politike e Saj Ka Marrë & Merr Miliarda nga Soros & Gates, por i Shqetëson Musk që Shkruan në ‘X’!

/

Të gjithë mund ta kenë akuzuar Elon Musk për ndërhyrje në politikë, përmes platformës së tij X, por mesa duket harrojnë se në dekadat e fundit, paratë nga të pasurit dhe të fuqishmit kanë përqafuar ngrohtësisht kauza dhe organizata të majta, progresiste dhe të botës tjetër.

Tani, me liderë të tjerë, të djathtë, që po vijnë në mbarë botën dhe me populistët në rritje, establishmenti po hyn në gjendje paniku, duke harruar rolin e miliarderëve si George Soros dhe Bill Gates.

Prandaj Musk përdor mediumin e tij për të nxjerrë në pah rolin e Soros në Europë, por rolin dhe aktivitetin e Gates, edhe pse në një masë më të vogël.

Të gjitha këto postime u publikuan brenda një periudhe prej 48 orësh dhe erdhën pasi politikanët e BE-së akuzuan Musk për “ndërhyrje” në politikën e BE-së.

Në një postim, Musk thjesht tha “të vërtetën” për një llogari rajonale të lajmeve, duke thënë se Soros dhe Gates “ndërhynin në politikën europiane për dekada, duke shpenzuar shuma të mëdha për të ndikuar në zgjedhjet elektorale në shumë vende”, duke vënë në dukje se “Merkel dhe Macron nuk kishin asnjë problem me këtë”.

Duke ripostuar më pas një tjetër llogari që e akuzonte Sorosin për ndërhyrje në politikë, shumë më tepër nga sa dinë dhe kuptojnë njerëzit, CEO i X e quajti atë “Magneto, një mutant i fuqisë së madhe, që urrente njerëzimin”.

Në një bisedë, Musk deklaroi qartë se Soros “në thelb, e urren njerëzimin dhe kryen akte që gërryejnë strukturën e qytetërimit”.

“George Soros i paguan ata”, kështu iu përgjigj Musk një komentuesi që ishte indinjuar me hipokrizinë e të Majtës që lavdëron Sorosin dhe demonizon Musk-un.

Të tjerë gjithashtu kanë pyetur veten sesi e kritikojnë kaq shumë Musk-un për “ndërhyrje politike”, tani që një figurë e njohur me xhepa “plot” financiarisht po godet palën tjetër.

Një llogari që dikur ishte mbylkur, por që u lejuar të operonte pasi Musk ble Twiter-in, ka publikuar një skemë zbuluese të të gjitha entiteteve që Gates financon në Gjermani, duke përfshirë Spiegel dhe CureVac, si dhe në mbarë botën, si OBSH dhe CDC.

Seibt, nga ky postim në X, vuri në dukje një kontribut prej 2.9 milionë dollarësh vetëm për Spiegel, dhënë nga Gates, për t’u fokusuar në “shoqërinë globale” dhe tek “emigracioni”, duke shtuar se gazeta “ka shpifur shumë herë për Elon Musk dhe për Donald Trump”, për të cilën Musk përsëriti se “Spiegel është thjesht propagandë e paguar”.

Në një postim të fundit, Musk vuri në dukje, përkushtimin e Sorosit për “armatimin” me imunitet të emigracionit dhe krijimin e një “makthi të rremë të azilkërkuesve”, me një citim të gjatë nga faqja e internetit, e Soros, që thoshte: “BE duhet të pranojë të paktën një milion azilkërkues në vit”, duke promovuar idenë se të gjitha shtetet anëtare duhet “të ndajnë barrën në mënyrë të drejtë” (sistemi i kuotave), duke theksuar gjithashtu se migrantët duhet të jenë në gjendje të shkojnë ku të dëshirojnë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Pse Teleportimi Kuantik Është Zbulimi i Mijëvjeçarit: Tani, Gjithçka Mund të Ndodhë!

Next Story

Los Angeles: Kjo Është Shtëpia Ku Zjarri Kaloi & Nuk e Preku - Sekreti i Materialit në Strukturë që e Shpëtoi!

Latest from Info