Çfarë zbuloi Mike Johnson?
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Mike Johnson, bëri zbulime në lidhje me atë se kush po qeveriste SHBA-në gjatë presidencës Joe Biden.
Siç tha ai, prej kohësh ka tentuar të kontaktojë me presidentin amerikan, por çdo herë kërkesa i është refuzuar.
Kur presidenti amerikan më në fund u përgjigj se do ta pranonte (janar 2024), Johnson thotë se u përball me një Zyrë Ovale të mbushur, me zëvendëspresidenten Kamala Harris, udhëheqësin e pakicës së Senatit, famëkeqin Chuck Schumer dhe kreun e CIA-s.
Siç na thotë, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Biden nëse hyje brenda, mund të mbetej vetëm, për shumë pak kohë.
Johnson më pas i tha Bidenit pse i kishte ndaluar eksportet e LNG nga Luiziana në Europë.
Biden e mohoi të ketë bërë një gjë të tillë, ndërsa Johnson i tha se e kishte bërë me urdhër ekzekutiv, tre javë më parë.
Më pas Biden tha se po!
Por pyetja që Johnson shtroi në fund ishte se, kush e qeveris këtë vend, pasi dikush tjetër i kishte sjellë atij dekretin për të nënshkruar dhe Biden literalisht nuk e dinte se çfarë firmoste.
Does everyone realize what was just said here?
— Wall Street Apes (@WallStreetApes) January 19, 2025
Speaker Mike Johnson not only confirms that Joe Biden isn’t in control and signing executive orders he doesn’t understand but that to meet with Biden, The CIA Director had to be present
He just confirmed The CIA is running our… pic.twitter.com/3S3JJTRxou
Një fakt, ky është një vendim, ndër qindra që Biden nuk e kishte idenë se çfarë firmoste, por që gjithçka e dinte shumë mirë zëvendësja e tij, Kamala Harris.
Më në fund, Amerika do të ketë president dhe jo vetëm një “kukull”, por një reformator, një të djathtë konservator që do e bëjë Amerikën sërish potente.