Melania Trump: Pamja Aristokratike e Bashkëshortes së Donald Trump që Tërhoqi Vëmendjen e të Gjithëve!

/

Melania dhe Donald Trump ishin në kishën e Shën Joanit ku u mbajt shërbesa.

Pamja elegante dhe aristokratike e Melania Trump sot, ditën kur bashkëshorti i saj, Donald Trump do të inaugurohej si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

E veshur me një pallto blu të thellë, të errët, me një kapele të së njëjtës ngjyre, me një detaj të bardhë, Melania mbërriti me Donald Trump pak para orës 15:00 (ora e Shqipërisë) në Kishën e Shën Joait, ku u mbajt një shërbesë.

https://twitter.com/i/status/1881389106288091228

Veshja u kompletua me këpucë blu të errët, me takë dhe doreza lëkure të zeza, ndërsa flokët i kishte të lidhura me një sijon elegant.

Sipas Page Six, palltoja ishte e Adam Lippes dhe kapela e ngjashme ishte nga Eric Javits.

Kujtojmë se gjatë inaugurimit të parë të bashkëshortit të saj në vitin 2017, Melania Trump tregoi elegancën e saj duke zgjedhur të veshë një komlet tajer, të një prej stilistëve amerikanë “ikonë”, Ralph Lauren. Kjo zgjedhje, mes momentit historik të Donald Trump si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, nuk ishte e rastësishme.

Siç deklaroi në atë kohë zëdhënësi i Zonjës së Parë, zgjedhja e Ralph Lauren vuri në pah një stilist amerikan që ka ndryshuar modën në Shtetet e Bashkuara.

Melania Trump prezantoi një imazh të mrekullueshëm gjatë ceremonisë, e veshur me një fustan blu të çelur dhe një xhaketë bolero. Pamja e saj u kompletua me doreza dhe taka Manolo Blahnik dhe një model flokësh elegant.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Lëvizja Historike e Vladimir Putin: Urime për Donald Trump & Ftesë për Bashkëpunim për Çështjet e Nxehta!

Next Story

Rama Amnistoi 21 Janarin, Kur në Aleancë me Metën, Erdhi në Pushtet në 2013 - Socialistët Janë Kokëulur & të Privuar për të Kërkuar Drejtësi!

Latest from Info