Olaf Scholz nga Davos: “Kemi Lirinë e Fjalës por Jo për të Djathtën “Ekstreme”! – Elon Musk: “Turp për Ty”!

/

Lufta mes kancelarit gjermane dhe miliarderit amerikan.

Elon Musk sulmoi kancelarin gjerman Olaf Scholz në Platformën X për atë që tha Scholz nga Davos, duke iu referuar atij personalisht.

Elon Musk, duke komentuar atë që Schitz tha në konferencën ekonomike të Davos-it, thjesht shkroi: “Turp për ty”, duke luajtur edhe me emrin e tij, të cilin me shaka e përmendi si… Oaf Schitz.

Çfarë tha Scholz?

Duke folur në Konferencën Ekonomike të Davosit në Zvicër, e cila mbahet nga 20 deri më 24 janar, Scholz iu drejtua Elon Musk, duke thënë:

“Musk duhet ta dijë se kemi lirinë e fjalës në Gjermani dhe Europë dhe secili mund të thotë çfarë të dojë edhe nëse është miliarder.

Por ajo që ne nuk mund të pranojmë është mbështetja e pozicioneve të ekstremit të djathtë dhe kjo është diçka që dua ta ritheksoj.”

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Orët e Para President me Motorë të Ndezur, me Disa Urdhëra Ekzekutivë që Tronditën Botën - Ja Çfarë Firmosi Dje, 20 Janar 2025!

Next Story

Turqi: Shkon në 66 Numri i të Vdekurve nga Zjarri i Hotelit në Resortin e Skive (video)

Latest from Info