Rusia i Dhuron Beogradit një Perlë Ortodoksie – Kishën e Shën Savës: “Ky Është Bizanti”!

Mozaikët e mrekullueshëm në këtë kishë, të lënë pa frymë.

Rusia po e kthen Kishën e Shën Savës në Beograd në një thesar të Ortodoksisë, duke krijuar brenda kishës mozaikun më të madh dhe më të bukur në planet.

Video, si më poshtë, që përshkruan mozaikun e ri, tregon dhe thotë se “Ky është Bizanti” dhe se Kisha “të merr frymën” me bukurinë e pakrahasueshme të ikonografisë mahnitëse.

Kisha e Shën Savës është kisha më e madhe ortodokse në Ballkan, e ndërtuar në Beograd dhe për serbët ka një vlerë që mund të krahasohet vetëm me atë të Shën Sofisë në Kostandinopojë.

Për serbët dhe rusët, kisha e Shën Savës është pjesë e Bizantit.

Pjesa e brendshme e kishës është ende në ndërtim, përfshirë edhe mozaikun më të madh në botë që po bëhet nga një ekip prej 70 zografësh, nga Serbia dhe Rusia, të udhëhequr nga Nikolai Mukhin, një prej piktorëve më të njohur rusë.

Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi Kishën në vitin 2020 dhe premtoi të financonte përfundimin e mozaikëve të brendshëm, gjë që e bëri dhe është duke u realizuar.

Për serbët Rusia është motra e tyre ortodokse, për arsyen e thjeshtë sepse si popull kanë mbetur ortodoksë dhe nuk kanë rënë në grackën e ateizmit, apo të ndryshimit të fesë.

Gjatësia e Kishës është 91 metra dhe ka një formë kryqi. Ka 4 nivele dhe një kript (hapësirë ​​nëntokësore) shtesë, poshtë pjesës qëndrore të Kishës, në një thellësi prej 7 metrash. Përbëhet nga 3 galeri me një sipërfaqe totale prej 1.444 metra katrorë, në të cilat qëndron kori.

Lartësia e kishës nga qendra e saj deri në kupolën qendrore është 65 metra.

Si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, Tempulli i ngjan Shën Sofisë të Kostandinopojës! Ideja e parë për të ndërtuar një kishë kushtuar Shenjtorit të dashur të serbëve, u dha në vitin 1895, 300 vjet pas vdekjes së Shën Savës.

***

Vlen të përmend edhe këtë fakt interesant: në qershor të vitit 1989, kupola e veçantë e tempullit, me peshë 4.000 tonë u ndërtua tërësisht në tokë dhe më pas u ngrit në pozicionin e saj aktual. Kjo ishte një arritje historike në sektorin e ndërtimit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rest in Peace, Your Majesty!

Next Story

Ish Ministri i Jashtëm i Rumanisë: "Ukraina Duhet t'i Japë Territore Rusisë, Rumanisë, Polonisë dhe Hungarisë, Sepse nuk i Përkasin"

Latest from Info

Shën Andoni i Madh

Asketi i krishterë i Egjiptit dhe themeluesi i jetës murgërore / asketike në Lindje. Kujtohet dhe