Gjatë luftës ruso-ukrainase.
Tucker Carlson, i vetmi gazetar amerikan që intervistoi presidentin rus Putin gjatë luftës ruso-ukrainase, tani zbulon se administrata Biden tentoi të vriste presidentin rus!
Ish ylli i FOX News akuzoi administratën e Joe Biden për përpjekje për të vrarë presidentin rus Vladimir Putin, sipas një raporti të Politico.
“Administrata e Biden e bëri, u përpoq të vriste Putinin”, tha ish prezantuesi i Fox News në episodin e fundit të podcast-it “The Tucker Carlson Show”.
“Gjë që është e çmendur”, shtoi ai. “Kjo është absurde, që dikush do të mendonte një gjë të tillë”, pra, pse do e bënin? “Sepse kaosi është një vello që i mbron”, vazhdoi ai.
Carlson u hoq nga Fox News në vitin 2023 mes problemeve ligjore të rrjetit lidhur me mbulimin e pretendimeve të pasakta të mashtrimit të votuesve në garën presidenciale të 2020-ës në SHBA.
Ai udhëtoi në Moskë shkurtin e kaluar për të intervistuar Putinin dhe u kthye në Rusi në dhjetor për një intervistë me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Njoftimi se Vladimir Putin do të intervistonte Tucker Carlson theu të gjitha rekordet në mediat sociale, pasi mbi 80 milionë përdorues unikë, në vetëm një natë, e panë videon dhe 58 milionë u numëruan vetëm në llogarinë Twitter, pa përfshirë shikuesit nga pjesa tjetër e rrjeteve sociale të tij.
Why I'm interviewing Vladimir Putin. pic.twitter.com/hqvXUZqvHX
— Tucker Carlson (@TuckerCarlson) February 6, 2024