Robert Kennedy Jr. Njofton Padinë e Departamentit Amerikan të Shëndetësisë Kundër Kompanive të Vaksinave Covid-19!

/

Ka ndodhur një “masakër” e personave të vaksinuar. Lexoni statistikat.

Robert Kennedy Jr. doli para senatorëve të mërkurën (29/01) në seancën e tij të parë si i nominuari i Presidentit Donald Trump për Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, duke njoftuar se do të padisë kompanitë që kanë prodhuar vaksinat vdekjeprurëse Covid -19.

Politikani bëri të ditur se “shteti do të procedojë me padi ndaj kompanive që kanë vaksinuar njerëzit, pa marrë parasysh pasojat dhe efektet e tjera që do të kenë në shëndetin e tyre”.

Kennedy: “Po më kërkoni të mos vazhdoj me padi kundër kompanive farmaceutike?”

Warren (qartësisht e irrituar): “Jo, nuk po e kërkoj këtë!”

Vaksinat Covid-19 kanë treguar se shkaktojnë sëmundje neurologjike, hematologjike dhe kardiake në disa raste, në studimin më të madh global të sigurisë së vaksinave deri më tani.

Vaksinat mRNA të bëra nga Pfizer Inc., BioNTech SE dhe Moderna Inc., godasin zemrën, ndërsa vaksinat e AstraZeneca Plc shkaktojnë një lloj mpiksje gjaku në tru pas imunizimit me vaksina vektoriale virale.

Vaksinat e vektorit viral janë të lidhura me sindromën Guillain-Barre, një çrregullim neurologjik në të cilin sistemi imunitar sulmon gabimisht sistemin nervor periferik.

Elizabeth Warren shqetësohet se politikat e Kenedit mund të çojnë kompanitë farmaceutike amerikane në falimentim.

Më shumë se 13.5 miliardë doza të vaksinave kundër Covid janë administruar në mbarë botën në tre vitet e fundit, zbuloi Rrjeti Global i të Dhënave të Vaksinave në një anketë me 99 milionë njerëz të vaksinuar në tetë vende (studim për të cilin kemi shkruar në mast.al), me qëllim identifikimin e rasteve të shumta, pas vaksinimit kundër Covid, raste këto që përfunduan me fatalitet.

Sipas studimit, miokarditi, ose inflamacioni i muskujve të zemrës, u identifikua vazhdimisht pas një doze të parë, të dytë dhe të tretë të vaksinave mRNA.

Rritja më e lartë në raportin e vëzhguar u pa pas një doze të dytë të vaksinës Moderna.

Doza e parë dhe e katërt e së njëjtës vaksinë u shoqëruan gjithashtu me një rrezik të shtuar të perikarditit.

Studiuesit gjetën një rritje statistikisht domethënëse në rastet e sindromës Guillain-Barre brenda 42 ditëve nga një dozë fillestare e vaksinës ChAdOx1 ose “Vaxzevria”, të zhvilluar në Oksford, diçka që nuk shihet me vaksinat mRNA.

ChAdOx1 u shoqërua me një rritje të trefishtë të trombozës së sinusit venoz cerebral, një lloj mpiksje gjaku në tru, i zbuluar në 69 ngjarje, ndërsa do të pritej vetëm numri të ishte 21.

Miokarditi u shoqërua gjithashtu me një dozë të tretë të ChAdOx1 në disa raste, por jo në të gjitha, bazuar rasteve të studiuara.

Janë vërejtur raste të encefalomielitit akut të diseminuar pas vaksinimit me vaksinën Pfizer-BioNTech.

Reagimet anësore me interes të veçantë u zgjodhën në bazë të lidhjeve të paracaktuara me imunizimin, diçka që dihej tashmë për sëmundjet e lidhura me imunitetin dhe kërkimet paraklinike. Ky studim i veçantë nuk monitoroi sindromën e takikardisë ortostatike posturale, ose POTS, të cilat disa kërkime të tjera e kanë lidhur me vaksinat Covid.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Santorini: Shqetësim për Tërmet – Lëkundje të Vazhdueshme në Vullkanin Aktiv Kolumbus

Latest from Info