Mendon filimisht se kjo hartë është e sajuar. Por jo! Kjo hartë është realitet.
Qindra supertankerë, lloji që transporton dy milionë fuçi secili, aktualisht po shkojnë drejt Bregut të Gjirit të SHBA-ve, nga çdo drejtim.
Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit dhe të gjithë u futën në panik. Nafta arriti në 126 dollarë për fuçi. Gazi arriti në 4 dollarë për galon.
Lajmet kabllore bënë gjënë më të rëndomtë kur vendosën një banderolë të kuqe në ekran dhe shkruanin “KRIZË” dhe me një thirrje që sugjeron se duhet të grumbullosh edhe letër higjienike, për krizën.
Dhe pastaj ndodhi diçka që askush në media nuk duket i interesuar ta raportojë, për arsye të qarta.
Bota sapo ndërroi furnizues! Sikur të ndërrosh ofruesin tënd të internetit, përveç se ofruesi i internetit është e gjithë ekonomia globale e energjisë në zhvillim.
Eksportet amerikane të naftës po i afrohen niveleve rekord. Rafineritë e Bregut të Gjirit po funksionojnë me 95% të kapacitetit. Supertankerët që ishin në mes të oqeanit në rrugën e tyre drejt Gjirit Persik u kthyen literalisht dhe u drejtuan për në Teksas.
Kjo nuk është një metaforë. Të dhënat e gjurmimit të anijeve tregojnë se ato bëjnë kthesa 180 gradë në Oqeanin Indian.
Ndërkohë, Kina, e cila merrte 45% të importeve të naftës përmes Hormuzit dhe paguante çmime bazë për naftën bruto iraniane të sanksionuar, tani po konkurron me Japoninë dhe Europën për të njëjtat fuçi të shtrenjta amerikane.
Prodhuesit kinezë tashmë po rrisin çmimet me 20% për mallrat që shkojnë në SHBA.
Pra, për ta përmbledhur: Irani luajti kartën e tij më të madhe dhe rezultati kryesor është që Shtetet e Bashkuara u bënë stacioni i karburantit të emergjencës në botë dhe subvencioni i energjisë së lirë i Kinës, u zhduk.
Kjo është ose rastësia më e detajuar në historinë e gjeopolitikës, ose dikush e planifikoi sekuencën Venezuela -> Irani -> fitime!
Ndoshta ja vlen që t’i besoni Planit! Me këto veprime presidenti Trump po konfimon se është gjenial, strateg i përmasave të planetarkut të mirëfilltë..

