Shtëpia e Bardhë Deklaron: “Covid-19 Është Prodhuar në Laboratorin Wuhan në Kinë”! – Vërtetohet në Mënyrë Absolute mast.al

/

Çfarë tha zëdhënësja e shtypit?

Virusi Covid-19 ishte një krijim njerëzor, jo me origjinë shtazore dhe erdhi nga një rrjedhje, nga laboratori i virologjisë në Wuhan, Kinë.

Këtë e konfirmoi sekretarja e re e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, duke lënë të ekspozuar jo vetëm shkencëtarët gjoja “të artë”, por edhe qeveri si qeveria shqiptare e Ramës që persekutuan ata që thanë të vërtetën.

Levitt tha gjithashtu se, “Kur Presidenti i SHBA Donald Trump përmendi për herë të parë mundësinë që virusi të ishte rezultat i një rrjedhjeje nga laboratori në Wuhan, të gjithë u tallën me të”.

“Tani ne e dimë se virusi erdhi nga atje”, tha Levitt.

Ky është shfajësim absolut për mast.al, i cili ishte i pari në Shqipëri që foli për “marrëzi” në lidhje me teorinë e kafshëve, si origjinë e pretenduar për virusin, ndërsa të gjitha informacionet që kishim publikuar në vitin 2020 dhe vitet në vijim, provat vërtetuan se virusi jo vetëm kishte rrjedhur nga laboratori kinez, por kishte edhe një ekip të veçantë mjekësor përgjegjës për krijimin e tij.

Në hetimin gjithëpërfshirës të mast.al të publikuar në qershor 2021, kam mbledhur të gjithë informacionin që kasha në dispozicion, publikimi i të cilave ishte ndaluar me urdhër të ‘faktoje.al’ në rrjetet sociale. Një faqe web që tallej njëkohësisht me ato që shkruheshin më mast.al, për 5 vite me radhë.

Vetë qeveria shqiptare ka publikuar vazhdimisht gënjeshtra për këtë çështje specifike.

Gënjeshtarët e praruar të qeverisë pohuan se “një lakuriq nate ose pangolinë ua transmetoi atë njerëzve në tregun Huanan në Wuhan, Kinë”.

Hapësirës informative mast.al u tentua t’i mbyllej “goja” me bllokadë në rrjetet sociale për artikujt dhe zbulimet që publikonte, të cilat tashmë janë vërtetuar 100% nga vetë qeveria amerikane, siç shohim sot.

Personalisht më mbajti gjallë dhe më bëri edhe më këmbëngulëse, dashuria dhe vlerësimi i mijëra lexuesve dhe numri i madh i tyre, për një hapësirë totalsiht të pavarur informimi dhe opinioni, që nuk mund të blihej prej askujt.

Faleminderit sërish që më besoni dhe lexoni mast.al!

Previous Story

OBSH: Në 5.6 Miliardë Ata që Janë Vaksinuar për COVID-19

Next Story

Trump Njofton se do të Flasë me Putinin: "Ndoshta po Bëjmë Diçka të Rëndësishme"!

Latest from Info