Një aeroplan i vogël u rrëzua të enjten në mbrëmje, në zonën Ramenskoje të Moskës, Rusi, duke vrarë dy pilotë.
Pilotët që ndodheshin brenda avionit të vogël ndërruan jetë.
Zyra e Prokurorisë Ndërrajonale të Transportit të Moskës theksoi në një deklaratë të saj se, avioni u rrëzua në orët e vonëta të pasdites, pranë aeroportit Miaçkovo, në një fushë dhe nuk u raportua për dëmtime të tjera përreth.
Rrëzimi i avionit të vogël u dëshmua nga banorët vendas.
Përplasja u vu re nga banorët, të cilët thuhet se e panë avionin në momentin e rrëzimit, sipas një raporti, i cili shpjegoi se aeroporti Miaçkovo shërben gjithashtu si helikodrom.
Moscow region, Russia ❗
— LX (@LXSummer1) February 6, 2025
✈️???????? Myachkovo airfield – Today a fire broke out after the crash of a light aircraft. According to sources, the Tecnam P-2002 was flying from Myachkovo airfield to Voskresensk. It gave an alarm signal and crashed near the village of Yeganovo. Two crew… pic.twitter.com/GuZ3KcpamT