Presidenti amerikan nuk i fal lojërat e “Deep State”.
Donald Trump po ndërmerr hapa vendimtarë për rivendosjen e drejtësisë dhe spastrimin e shtetit amerikan!
Presidenti amerikan nuk i fal lojërat e “Deep State” dhe kërkon shkarkimin e menjëhershëm të agjentëve të FBI-së që u përfshinë në rastet inekzistente, të stisura kundër tij.
Në të njëjtën kohë, propaganda sistemike e elitave liberale është në panik! Revista “TIME”, në një sulm të paprecedent ndaj Elon Musk, po përpiqet ta portretizojë atë si President në hije, sepse ai guxon të pastrojë agjencitë federale që kundërmojnë korrupsionin! Musk, si anëtar i administratës Trump, po hedh në erë Departamentin e Arsimit, Thesarin dhe Pentagonin, duke e detyruar sistemin të shfaqë panikun e të vërtetë!
Trump i pamëshirshëm: “Ti je i korruptuar”!
Trump nuk i përthyen fjalët dhe e quan të korruptuar, gjyqtarin që bllokoi largimin e 2,700 punonjësve të USAID-it, vegël e “Deep State”, të cilët kishin ndërmarrë operacione të dyshimta jashtë vendit. Ai po ndërpret aksesin e Biden-it në përditësimet e inteligjencës, siç bëri në vitin 2021! Në postimin e tij, ai u kujtoi të gjithëve “je pushuar nga puna”.
Bombë tjetër: “Përgatituni për aneksimin e Kanadasë!”