Alarm në shërbimet qeveritare dhe ato informative të Serbisë, pas një ngjarjeje të çuditshme, që ndodhi gjatë një udhëtimi të Presidentit të Serbisë Aleksaner Vuçiç.
Automjeti i tij presidencial, një automjet luks, i kompanisë Audi, humbi një prej rrotave të automjetit në lëvizje e sipër dhe rrezikoi të ndodhte aksident i rëndë.
Gjithashtu diskutimi është nëse bëhet fjalë për aksident, apo për veprim të organizuar qëllimshëm.
Megjithatë presidenti Vuçiç u deklaroi Mediave se bëhet fjalë për një aksident dhe jo për një sabotazh.
Ndërkohë Shërbimi i Sigurisë deklaroi se është duke bërë hetime mbi ngjarjen, teska presidenti Vuçiç është vënë në provë gjatë javëve të fundit, ku ka gjetur dhe kundërshtinë e popullit për postin që mban në krye të shtetit, mes shumë protestash masive, që kërkojnë largimin e tij.
Ndërkohë që, edhe vetë Vuçiç, në muajt e fundit ka deklaruar disa herë se Serbia është nën trysninë dhe sulmet e brendshme dhe të jashtme gjatë mujave të fundit.