Trump: “Ukraina Mund të Bëhet Ruse Një Ditë, Por Ne Nuk Duam të Humbasim Paratë që i Dhamë”!

/

Ai i kërkoi Kievit toka të rralla me vlerë 500 miliardë dollarë si kolateral për paratë që SHBA ka shpenzuar për Ukrainën.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Ukraina mund të bëhet “ruse një ditë” dhe se prioriteti i tij kryesor është të mos harxhojë qindra miliarda dollarë që SHBA i ka dhënë Kievit.

Sipas APE, ai përsëriti se dëshiron të sigurojë akses të privilegjuar të SHBA-së në tokat e rralla ukrainase në këmbim të ndihmës ushtarake amerikane që vazhdon të rrjedhë në Kiev për t’iu kundërvënë Rusisë.

“Dua që paratë tona të jenë të sigurta, sepse shpenzojmë qindra miliarda dollarë. Ata mund të arrijnë një marrëveshje, por mund edhe të mos arrijnë një marrëveshje. Një ditë Ukraina mund të bëhet ruse, mund edhe jo”, tha presidenti amerikan gjatë një interviste për rrjetin televiziv Fox News.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se i kishte kërkuar Kievit për toka të rralla me vlerë 500 miliardë dollarë, minerale të cilat përdoren kryesisht për prodhimin e pajisjeve elektronike.

Presidenti amerikan ngriti një çështje që padyshim do të kërkojë ta përfshijë edhe në një marrëveshje Ukrainë-Rusi.

Ai dëshiron që SHBA-ve t’i jepen toka të rralla në vlerë 500 miliardë dollarësh, sepse kaq kushtojnë paratë që janë shpenzuar deri më sot.

Kjo kërkesë padyshim u drejtohet edhe rusëve, në rast se Ukraina përfundon të jetë… ruse.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Trump i Drejtohet Hamas-it: “Do të Bëhet Ferr Nëse Nuk Lirohen 12 pengjet, Deri të Shtunë”!

Next Story

Pas Tërmeteve, Një Meteor “Dogji” Qiellin e Attikës me Një Zhurmë Shurdhuese që Solli Ndjesi… Apokalipsi!

Latest from Info