Kur Irani mbyllte Ngushticën e Hormuzit nuk konsiderohej pirati. Bllokada amerikane tani, konsidetohet pirati për iranianët. Të vegjël në mendim dhe arsyetim, ndaj dhe kaq të gjakshëm edhe me popullin e tyre.
Teherani duket se nuk reziston dot më, duke paralajmëruar se nuk do të heshtë për shumë gjatë. Në një deklaratë të barabartë me një deklaratë lufte të plotë, Teherani paralajmëroi të mërkurën se “piratia detare” amerikane në Ngushticën e Hormuzit nuk do të mbetej pa u ndëshkuar.
Një burim i lartë sigurie, duke folur për Press TV, e bëri të qartë se e ashtuquajtura “bllokadë detare” e Uashingtonit së shpejti do të përballet me veprime ushtarake në një shkallë të paparë më parë nga njerëzimi.

Thyerja në durim dhe tërbimi “ndëshkues”!
Shtabi i Khatam al-Anbiya, “zemra” e luftës e forcave iraniane, tani e konsideron përmbajtjen një gjë të së kaluarës. Mesazhi për Shtëpinë e Bardhë është i prerë. Nëse bllokada e paligjshme rreth Hormuzit nuk thyhet menjëherë, përgjigja do të jetë e madhe.
Irani thekson se Donald Trump nuk po përballet më me një armik të parashikueshëm, por me një forcë të vendosur nën udhëheqjen e ashpër dhe të guximshme të Ajatollah Mojtaba Khamenei, i cili tashmë ka neutralizuar çdo opsion amerikan në tryezë.
Diplomacia si një shans i fundit para kaosit!
Teherani argumenton se ndërprerja e armiqësive deri më tani nuk ishte një dobësi, por një “mundësi e jetës” për Shtetet e Bashkuara për të pranuar kushtet e Iranit dhe për të dalë nga moçali. Ishte një përpjekje për t’i dhënë Trump një rrugëdalje nga humnera në të cilën është çuar. Megjithatë, autoritetet iraniane paralajmërojnë: Nëse “vetë-mashtrimi” amerikan vazhdon dhe kushtet refuzohen, armiku do të përballet me një makth përtej imagjinatës.
Lufta Ekonomike: Kush do të përkulet i pari?
Pa më të voglin dyshim që Irani është i mbaruar financiarisht. Ekonomikisht Amerika këto javë të armëpushimit ka fituar dhjetra milionë dollarë nga tregtia e naftës së saj dhe asaj venezueliane, tek klientët që braktisën Lindjen e Mesme dhe iu drejtuan Amerikës.
Duke iu referuar pasojave të mbylljes së Hormuzit, zyrtari iranian pranoi se ndikimi do të ishte global, por vuri në dukje me theks se Irani, me dekada përvojë në mbijetesën nën sanksione dhe mijëra kilometra kufij tokësorë, është “i fortë” përballë presionit. E megjithatë, për 3 javë shteruan financat dhe iu sos durimi.
60 Ditë Tmerri dhe Kërkimi i një Rrugedaljeje!
Pas gati dy muajsh luftimesh, SHBA-të kanë forca të mëdha ushtarake në Lindjen e Mesme, Irani ka pësuar humbje dhe dëme vështirësisht të rikuperueshme. Plani i Trump-it për ta kaluar Iranin në krizë ekonomike dhe humanitare është vlerësuar si një prej strategjive që i dha menjëherë rezultatet e saj.
Kush do të godasë i pari tani më? Me këtë president që ka Amerika, askush nuk parashikon dot, e megjithatë guxojmë të themi se mes bashkëpunimit me Mossad, bazuar pra në informacion, Trump do të godasë dhe goditja do tëjetë fatale për Iranin!


