Kush po e Kërkon Luftën? – Dënimi i Serbo-Boshnjakut Milorad Dodik Është Hapi i Parë Drejt Destabilitetit

/

Asgjë nuk ndodh rastësisht në politikë! Asgjë!

Gjithçka e ka një plan, e ka një diagramë kohore, e ka grupim individësh të veshur me poste politike, militare dhe informative, si dhe e ka një kupolë drejtuese, që vë në lëvizje implementimin e planit.

Gjithashtu, gjithçka është e përshtatur në kohë dhe rrethana, shpesh të imponuara nga pala kundërshtare të kupolës drejtuese.

Pse u dënua presidenit serbo-boshnjak pikërisht tani?

Pse është ende i lirë?

Cilët janë kundërshtarët e tij dhe cilët mbështetësit?

Çfarë do të sjellë dënimi i tij?

Cili do të jetë reagimi i popullit brenda Bosnjë-Herzegovinës dhe kryesisht i serbëve të atjeshëm?

Cili do të jetë reagimi i Serbisë, Rusisë, por edhe i Malit të Zi?

Çfarë rol luajtën për këtë vendim, zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë rol luajnë tensionet në Serbi, lidhur me këtë vendim?

Përgjigjet për sa më sipër, në më të paktën janë të dy kaheve, versioneve, opsioneve. Por sidoqoftë, përgjigjet dhe shumatorja e tyre na çojnë drejt analizës logjike, që thotë se kjo situatë ndiell destabilitet, përplasje, ndoshta edhe luftë.

Është mëse e natyrshme të mendojmë që serbët e Bosnjës mund të kërkojnë autonomi, ose pavarësi totale, mund të kërkojnë edhe bashkim me Serbinë. Është mëse e natyrshme të mendojmë se në emër të mbrojtjes së Dodik do të kemi protesta, dhunë ndoshta, por edhe lëvizje të armatosura ngarkuar në incidente.

Qëndrimi i Rusisë në këtë çështje dhe në këtë rrethanë të krijuar (në dukje me ngut), do të jetë deçiziv. Dhe mesa duket, një vatër e re përplasjesh po shpërthen në Ballkanin Perëndimor.

A gjendet e brishtë Kosova në situata dhe rrethana të tilla destabiliteti, me një Shqipëri që vetëm aleate nuk mund të konsiderohet nga Kosova? Pasi, terreni politik në Shqipëri është toksik, tërësisht i minuar dhe situata ekonomike është thuajse reçesive dhe me të gjitha karakteristikat e një shteti kartel.

Po ndezin Ballkanin sërish, apo Ballkani ka dëshirë të vetëndizet, për të shpëtuar mes luftës, politikën malinjë?

Destabiliteti në Ballkan i duhet të gjithëve, përveç BE-së dhe Gjermanisë. Por a mundet Europa me drejtues të paaftë ta ndalin? Për t’u parë!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-ve: "Sot do të Publikohen Arkivat e Pedofilit Epstein" - Disa po Dridhen në Panik

Next Story

Akt Terrorist në Izrael: Automjet Shtypi Njerëz në Stacion Autobuzi!

Latest from Info