Marinella “Χρόνια Πολλά”, Happy Birthday!
U rritëm me këngët e saj. “Radiofonikos Stathmos Makedonias, ora Ellados 22” ishin fljalët që dëgjoheshin nga Radioja Greke, kanali i 3të shtetëror, bë territorin shqiptar, në kohën e diktaturës, dhe më pas për 2 orëprogrami kishte muzikë.
Është këngëtarja legjendare, më e famshme greke, në Greqi dhe në mbarë botën, më e suksesshmja, ajo që e duan çmendurisht dhe që e këndojnë me shpirt të gjithë brezat.
Lindi më 20 maj 1938, në Selanik (Thessaloniki), Marinella u cilësua në botë si: “The Great Lady of Song”. Lindi dhe u quajt Kyriaki Papadopoulou dhe këngën e parë e këndoi në vitin 1957, “Nitsa Elenitsa” (E vogla Helen).
Në karrierën e hershme këndoi përkrah të madhit Stelios Kazantzidis.
Ishte fëmija e 4-t e një familjeje të varfër, por të pasur në pasione dhe në dashuri për artin. Të gjithë në familje këndonin shumë bukur dhe babai përpiqej t’u mësonte fëmijëve edhe të kërcenin hapat e valsit dhe tangos. Kur ishte 4 vjeç këndoi në Radio, në emisionin “Pediki Ora” (Ora e Fëmijëve) dhe më pas filloi të bënte reklama për dyqane të shtrenjta si “Melka”, në Selanik, nga ku dhe mori dhrahmitë e para. Më pas u bë pjesë e teatrit të qytetit ku këndonte në çdo pjesë teatrale.
Këngëtarja legjendare ishte e para artiste greke që mori pjesë në Festivalin Europian (Eurovision Song Contest) në vitin 1974, duke zënë vendin e 11-të me këngën “Ligo Krasi, Ligo Thalassa Kai t’ Agori Mou” (Pak Verë, Pak Det dhe Djaloshin tim).
Popullariteti i saj u rrit ndjeshëm në vitet 70′ dhe 80′, me këngë dhe albume që kanë mbetur në fonotekën greke dhe botërore si pjesë brilante të muzikës greke. Shfaqet e saj ‘live’ në skena nate të muzikës greke, ishin shfaqje muzike dhe performace arti, netë magjie muzikore, që tërhiqnin me mijëra dhe mijëra grekë dhe të huaj.
Në vitin 1998, Marinella performoi në “Megaron Music Hall of Athens” me një sukses të paimagjinueshëm. Kurse në vitin 2003, bashkëpunoi me legjendën tjetër të muzikës greke, Giorgos Dalaras, me të cilin dha një sëri koncertesh në Athinë, Selanik dhe jashtë vendi.
Por hit-et më të mëdha të Marinellas janë dhe do të mbeten këngët që këndoi me të veçantin, me të papërsëritshmin, me kantautorin Kostas Hatzis, që i kanë përmbledhur në një album 2CD, me titull “Recital”.
Marinella u martua me këngëtarin Stelios Kazantzidis më 7 May 1964 dhe u divorcuan në shtator 1966. Gjatë karrierës solo, njohu këngëtarin tjetër të madh të skenës dhe filmit, Tolis Voskopoulos, me të cilin u martua në vitin 1974 dhe u dicorcua në vitin 1981. Marinella ka një vajzë, por jo nga martesat e saj, por nga një dashuri me një mik të sajin, mjek në profesion.
Sot, 82 vjeç.
Gëzuar dhe jetëgjatë, Marinella! Την αγάπη μου Marinella!