Forumi Ekonomik Botëror u Thotë Shqiptarëve “t’i Besojnë Makinerisë” – Eksperimentet e Ramës me Shqiptarët, nën Drejtimin e Soros-it!

/

WEF u thotë shqiptarëve “t’i besojnë te makinerisë”, ndërsa qeveria shqiptare “ia dorëzon pushtetin politik” inteligjencës artificiale (në dukje). Ky është prologu që na bën të qeshim, por që pas një analize të situatës dhe faktit Diella, satira shndërrohet në tragjedi, teksa kuptojmë që shqiptarët po shndërrohen sërish në kavje laboratorike, për eksperimente dixhitale.

Javën e kaluar, kryeministri i Shqipërisë, vasali i George Soros, zbuloi diçka të drejtpërdrejtë nga manuali i WEF, një avatar të inteligjencës artificiale me emrin Diella, i instaluar si “ministër” në nivel kabineti, përgjegjës për prokurimet publike.

Ky veprim, i cilësuar nga qeveria shqiptare si përpjekja e parë në botë për të bërë kontraktimet me AI, vallaha “100% të pavaruara nga korrupsioni”, ka detyruar botën të bëjë një pyetje tjetër, më shumë se logjike: Mundet që një makinerie AI t’i jepet autoritet politik?

Dmth qeveria shqiptare ja lë makinerisë AI të vendosë kush merr kontrata qeveritare? Popullit kjo i duket diçka inovatore, e përkryer, tejet e zhvilluar, ndaj dhe në këtë moment i bëjmë një pyetje tjetër popullit entuziast socialisto-progresist: Për çfarë tjetër mund të përdoret në të ardhmen makineria AI?

Edi Rama prezantoi Diellën, një sistem AI që përdoret tashmë si asistent virtual në portalin shtetëror e-Albania, si Ministren e re të Prokurimit Publik, me detyrën e deklaruar për të hequr paragjykimet njerëzore dhe korrupsionin nga vendimet e tenderëve.

Sapo lexojmë këtë fjali një pjesë e madhe kuptojnë fiaskon dhe mashtrimin, sepse njohin sistemin dhe teknologjinë, një pjesë tjetër edhe pse nuk e njohin teknologjinë, dyshojnë dhe me të drejtë, por janë socialisto-progresistët që po e himnizojnë Diellën si Eliosin e mijëvjeçarëve të adhurimit.

Diella mbajti një fjalim të shkurtër në parlamentin që drejton korçari Peleshi, duke pohuar se “nuk ishte atje për të zëvendësuar njerëzit”, por për të ndihmuar në sigurimin e transparencës. E kuptuat?

Më pas Diella shtoi: “Kushtetuta flet për institucione në shërbim të popullit. Nuk flet për kromozome, për mish apo gjak”, këtë pra deklaroi avatari në një fjalim disaminutësh të mbajtur në dy ekrane të mëdha. Kushtetuta nuk na folkërka për njerëz, as për mish dhe gjak, apo kromozome, por për institucione. E dinit këtë? Sapio ua tha Diella, e cila më pas foli për “detyra, llogaridhënie, transparencë, shërbim jo-diskriminues” dhe të tjera të programuara nga njeriu “pushteti absolut” për t’i thënë.

***

Për njerëzit e mençur, për skeptikët, për njerëzit që e mbartin dijen dhe e njohin mirë sistemin dhe konstilacionin, mes Diellës shohin një përpjekje të koordinuar midis elitave globale për të centralizuar pushtetin, për të zvogëluar popullsinë dhe për të skllavëruar njerëzimin. Për këtë kanë zgjedhur Shqipërinë dhe shqiptarët për të bërë eksperimentin. Diella nuk më duket si vrasës korrupsioni, por më shumë si një rast prove, si një precedent i dorëzimit të funksioneve të rëndësishme shtetërore, tek sisteme jo njerëzore që mund të kontrollohen, përditësohen dhe rregullohen pa llogaridhënie nga zyrtarë të zgjedhur.

Duke shkuar më tej në analizën e Diellës, pyetjet e vërteta kanë të bëjnë me kontrollin dhe zgjerimin e aktivitetit të makinerisë (prapa së cilës është ai, me fytyrë AI).

A do të publikojë Shqipëria kodin aktual, algoritmet, regjistrat e vendimeve dhe kriteret që përdor Diella, apo gjithçka do të mbetet e fshehur, duke u dhënë trajtuesve të sistemit pushtet absolut të pakontrolluar?

Kush qëndron vërtet pas përditësimeve dhe algoritmeve, cilat firma teknologjike po ofrojnë shërbimet cloud që e mbajnë Diella-n në punë?

Këto kompani janë me shumë mundësi pikat e vërteta të ndikimit. Cilave kompani ua ka besuar qeveria Rama 4 jetën dhe funksionet e shqiptarëve?

Një shqetësim tjetër është “zgjerimi i fushëveprimit” të Diellës. Nëse Diella mund të menaxhojë tenderat sot, a do të ngarkohet së shpejti me vendime në sistemin e drejtësisë, me detyra dhe vendime lidhur me shëndetësinë, mirëqenien, apo edhe me sistemet kombëtare të identifikimit nesër?

Çdo rol i ri, që do i shtohet Diellës, do të shtrëngonte kontrollin e qeverisjes së centralizuar dhe algoritmike mbi njeriun, që do të përkthehej në një diktaturë të vërtetë dixhitale, mes makinerisë AI.

Do të kërkojnë njerëzit, shoqëria civile, apo edhe gjykatat kufizime kushtetuese për Diellën, apo do të lejojnë që një ministër i pazgjedhur i inteligjencës artificiale, i emëruar nga Rama, të bëhet një figurë e përhershme?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve do të zbulojnë sesa thellë lejohet të zërë rrënjë ky eksperiment që po bëhet në Shqipëri.

Katarë e madhe Rama dhe vasalët e tij për Shqipërinë e eksperimenteve të përjetshme. Nuk kam njohur dhe parë deri më sot një qeveri shqiptare atdhetare, pro shqiptarëve, me respekt për kombin dhe gjenin.

E madhe gjëma!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gjermania Krijon Rajhun e 4-t, Varros Ekonominë e Gjelbër për të Ringjallur Ekonominë e Luftës!

Latest from Info