Shpesh kemi shkruar se Rusia është vendi apo populli që tejkalon limite. Është vendi ku katastrofa bëhet mundësi dhe gjunjëzimi shndërrohet në rezistencë. Ajo që konstatojmë si “mrekullia ruse”, nuk është asgjë tjetër veçse kthim te disiplina e vjetër shpirtërore dhe industriale! Kjo disiplinë që e humbi Perëndimi literalisht në idealet e saj “fals” apo të modifikuara. Ushqim i modifikuar, fjalë të modifikuara, filma të modifikuar, libra të modifikuar që i emërtojnë “Βest Sellers” dhe të tjera të tilla.
Duhet të mos harrojmë, apo më mirë të themi, duhet të kujtojmë se para një shekull e gjysmë SHBA-të dhe Perandoria Ruse ishin jo vetëm miq dhe bashkëpunëtorë, por ishin kryesisht aleatë.
Le të hapim librat e mëmës Histori për të riparë të shkuarën, meqë e tashmja është e papërshkrueshme, idiote, e shtrembëruar dhe kryesisht neo-moderne, që praktikisht përkthehet në atë se “njeriu sot është Perëndi”.
Nga shkëlqimi i miqësisë në hijen e Luftës së Ftohtë
Ishte vjeshta e vitit 1863, kur banorët e New York-ut u zgjuan nën krismat e armëve. Por nuk ishin krisma lufte, por krisma përshëndetëse!
Fregata ruse kishin hedhur spirancat në port si akt miqësie, kundrejt Amerikës së Linkolnit. Cari Aleksandër i II, armik i betuar i hegjemonëve britanikë, dërgoi mesazh solidariteti drejt Unionit të madh, që u çlirua nga gjurmët e fundit të britanikëve.
New York-u u mbush me flamuj, turmat përshëndesnin marinasit rusë dhe për pak kohë Atlantiku nuk i ndante më dy popujt, por i bashkonte.
Historias në atë kohë shkroi një premtim të heshtur miqësie, që më vonë do të tradhëtohej.
Miqësia e Rusëve dhe Amerikanëve në shekullin e 19-të kishte diçka thuajse profetike. Dy kombe të mëdha, të ndara nga oqeanë, por të bashkuar nga e njëjta ndjesi për destinacionin ku do të duhet të shkonin. Por ja që brenda 50 vitesh, ky respekt reciprok do të shndërrohej në marrëdhënie thellësisht dyshuese.
Rusia e Carit Aleksandër i II kishte dërguar fregata miqësie në Amerikë. Rusia e Leninit do të dërgonte “revolucione popullore”. Amerika e Linkolnit kishte pritur rusët me duartrokitje, ndërsa Amerika e Willson do të merrte pjesë, disa dekada më vonë, në ndërhyrjen kundër bolshevikëve në Luftën Civile ruse.
Disi kështu u vulos fundi i epokës së dhënies së duarve dhe filloi epoka e hijeve.
Revolucioni i Tetorit ishte dhe çarja e madhe sizmike. Për herë të parë, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me një fuqi që jo thjesht nuk ishte dakord me ta, por sugjeronte një botë të përmbysur vlerash, ku kapital ishte armiku, feja ishte instrument trysnie dhe historia një mjet për betejë.
Marksizmi rus dhe kapitalizmi amerikan u bënë dy “fe” të ndryshme, me jerati, simbole dhe ceremoni të veçanta. Rivaliteti nuk ishte më për territore, por ishte për të drejtën e përcaktimit të asaj se çfarë do të thotë të jesh “njeri”.
Nga ky moment, çdo aleancë, akoma edhe fitorja e përbashkët në Luftën e Dytë Botërore, do i ngjasonte një armëpushimi mes dy profecive që nuk mundën të bashkëekzistojnë.
Dekadat e “ngricës”
Viti i Përmbysjes ishte 1917-ta. Revolucioni i Tetorit dhe shfaqja e shtetit (sovjetik) rus krijoi një ndarje ideologjike me Perëndimin. Një tip i ri shteti, me synime internacionale u promovua si kërcënim për ‘status quo’-të e amerikanëve.
Ndërhyrjet e mëpasme të fuqive në Luftën Civile Ruse, dyshimet e ndërsjellta dhe aleancat e Luftës së Dytë Botërore krijuan terren për një Luftë të Ftohtë afatgjatë, ish “shokët” u bënë rivalë në nivele strategjike, teknologjie dhe influencash. Kjo shvendoje ishte rrënjësore, radikale, gjithashtu jo thjesht politike, por edhe kulturore dhe akademike.
Pas vitit 1945, solidariteti i Stalingradit dhe Normandisë, u zëvendësua nga telat me gjëmba. Bota u pre në dysh. Nga një anë idiotësia e “botës së lirë”, nga ana tjetër idiotësia e “parajsës socialiste”. Dhe mes dy idiotësive që ishin prodhuar në bodrumet e errëta ku strukej udhëheqja apo jeratia e Iluminatit, besuan miliona njerëz, të cilët u tradhëtuan më pas dhe deri më sot.
Moska dhe Uashingtoni formuan një pasqyrë të dyanshme frike. Çfarë bënte njëra, bënte tjetra, me ndoshta pak më shumë tension, apo me pak më shumë dukje.
Nëse Amerika dërgonte satelitë në hapësirë, Bashkimi Sovjetik dërgonte njeriun në hapësirë.
Nëse Rusia dërgonte raketa në Kubë, Amerika rrethonte botën me baza ushtarake.
Deviza ishte mbijetesa dhe ajo se kush do të mbetej mbartësi i së “Vërtetës”.
Prej atëherë dhe deri më sot, deviza mbetet e njëjta, por tani më, me simbolikën e Udhëheqjes “së Iluminuar”, që dëshiron t’i imponohet planetit, ekzakt siç i ishte imponuar Rusia carike dikur, njerëzve, por sot me të tjera personazhe dhe me skllavërinë teknologjike që është një lëkurë deleje mbi një socializëm të një tjetër tipi.
Do të mund të fitojë vallë liria e njeriut dhe aftësia e tij arkaike për të qenë rregullatori i fatit të tij?
Lufta e Ftohtë nuk ishte vetëm një garë armatimesh; ishte gjithashtu një garë konceptesh. Amerikanët i shihnin rusët si hijen e totalitarizmit, ndërsa rusët i shihnin amerikanët si një kërcënim për shpirtrat e tyre.
Dhe pas flamujve, sloganeve dhe shfaqjeve, fshihej i njëjti ankth njerëzor: Cila botë do të mbijetojë kur bombat të mos lënë më fitues?
Perëndimi pyet veten sesi mbijeton Rusia, ashtu siç pyeste veten sesi mbijetuan rusët e Leninit, Stalinit, bllokadave, dimrave, luftërave.
Përgjigja është e thjeshtë, pothuajse biblike. Rusët mbijetojnë, sepse kanë mësuar të durojnë dhe të punojnë në heshtje. Kaq e thjeshtë, kaq e qartë!
Rusia e shekullit të 21-të, çfarëdo që të besojë gjithkush për të, nuk e ka harruar artin e këmbënguljes. Dhe është pikërisht kjo karakteristikë që e bën atë një enigmë për perëndimorët, të cilët kanë mësuar të zëvendësojnë disiplinën me menaxhimin dhe durimin me komunikimin!
“Zhdukja” e kujtesës teknike në Perëndim dhe hendeku epistimologjik në SHBA kundrejt Rusisë
Perëndimi dhe veçanërisht ekosistemi i tij tekno-industrial ka kaluar nëpër valë të mëdha transformuese në dekadat e fundit: Globalizimi i prodhimit, zhvendosja e kompanive jashtë vendit (offshoring), investime në industrinë e rëndë dhe në një lloj “produkti shkencor” drejt universiteteve. Rezultati? Shumë teori dhe më pak zbatim masiv.
Kur u bë i nevojshëm prodhimi i shpejtë dhe masiv i materialeve dhe teknologjive kritike, vendet që e ruajtën ose e rivendosën këtë aftësi – siç bëri Rusia në këtë rast – performuan më mirë në praktikë. Dhe kjo nuk është vetëm ideologji; është, në një farë mënyre, kujtesë fabrike.
Ndërsa të dyja palët ndërtonin mure, ndërtonin edhe injorancë padyshim. Por kjo ndodhi jo aq në rastin e Rusisë, ku në universitetet e saj, veçanërisht në Moskë, kishte dhe ka sigurisht ende katedër të veçantë të “Studimeve Amerikane dhe Perëndimore”, sesa në rastin e Amerikës, ku edhe sot mbretëron “majtizmi” që ravijëzoi një linjë që së fundmi çoi në aplikimin e Woke Agenda.
Në universitetet amerikane u kufizua lënda e historisë për Rusinë në pak seminare. Shumica e studentëve të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, mësonin më shumë për Revolucionin Francez, sesa për Pjetrin e Madh, apo për reformat e Stalinit.
Rusët nga ana e tyre, e shikonin Amerikën mes filtrave të propagandës amerikane: Një vend me “moral në rënie” që ha fëmijët e tij në emër të lirisë.
Kështu lindi lloji më i rrezikshëm i injorancës: dija e rafinuar. Lloji që mendon se di, por në realitet është injorante. Dhe mbi këtë injorancë u ndërtuan doktrina, strategji dhe armiqësi që zgjasin deri më sot.
Konkurrenca e Re – Rusia dhe Perëndimi në çerekun e parë të shekullit të 21-të
Shekujt kanë ndryshuar, kufijtë janë zhvendosur, simbolet janë shkrirë si vula të vjetra në zjarrin e Historisë, e megjithatë, i njëjti konflikt mbetet. Nuk është më një betejë për territor, madje as për ndikim. Është një përplasje botëkuptimesh.
Nga njëra anë, një Rusi që po kthehet te rrënjët e krijimit, teknikës dhe punës; dhe nga ana tjetër, një Perëndim që ka humbur besimin në realitet dhe po përpiqet ta zëvendësojë atë me iluzione dixhitale.
Perëndimi modern – veçanërisht Amerika – nuk prodhon më. Ajo investon në menaxhimin e imazhit, kontrollon median, algoritmet, rrjedhat e informacionit dhe shpesh, shpreh vullnetin për të kontrolluar vetë informacionin.
Ajo jeton më tepër në një teatër të inteligjencës artificiale, ku fama vlen më shumë se rezultati dhe “pikëpamja e duhur”, më shumë se e vërteta. Në ekosistemin e saj financiar dhe teknologjik, materia ka humbur vlerën. Prodhimi është zëvendësuar nga huadhënia, puna nga reklama, qytetari nga statistika.
Ky nuk është qytetërim. Është një fe e re pa Zot, ku klerikët quhen “investitorë” dhe Ungjilli është shkruar në PowerPoint.
Nga ana tjetër, Rusia nuk premton liri, ajo premton realitet. Në shpirtin e saj perandorak ekziston ende ideja se pushteti vjen nga toka, nga metali, nga djersa e zejtarit, nga disiplina e rreptë që skalit karakterin.
Rusia e re që del pas vitit 2022, me ekonominë e saj që po përmbyset brenda kufijve dhe mureve të saj, të kujton fabrikat e Gorkit dhe llamarinën e realizmit sovjetik, por me teknologji të përparuar, dronë, raketa që nuk janë bërë për propagandë, por për mbijetesë.
Në thelbin e saj është diçka që Perëndimi e ka frikë si mallkim: Besimi në krijimin e saj, përmes disiplinës. Rusia nuk po përpiqet të bindë, por përpiqet të durojë. Dhe kjo është më e rrezikshme për çdo sistem që bazohet në përshtypje dhe jo në punë.
Për herë të parë në shekuj, Jugu global, Azia, Afrika, Amerika Latine nuk po shikojnë nga Uashingtoni, por nga Moska, Pekini, New Delhi. Jo sepse i duan regjimet e tyre, por sepse pranojnë diçka që Perëndimi e ka humbur, besimin në përpjekje dhe në komb.
Perëndimi, i rraskapitur nga faji dhe autokritika e tij, sheh “kërcënime” kudo, por në realitet, sheh pasqyrimin e vet.
Atë që Rusia e quan “atdhe”, Perëndimi e quan “nacionalizëm”.
Atë që Rusia e quan “traditë”, Perëndimi e quan “obskurantizëm”.
Dhe kështu, qytetërimi që besonte se do t’i mësonte botës gjithçka, përfundoi pa e ditur as se kush ka qenë.
Konkurrenca sot nuk është thjesht gjeopolitike. Kushdo që e beson këtë jeton në një planet tjetër. Është thelbësisht teologjike dhe në kuptimin më të pastër të fjalës.
Sepse pas hartave, interesave dhe depozitave të energjisë, jo vetëm që përplasen ushtritë, por edhe botëkuptimet rreth Zotit dhe njeriut.
Rusia, në vetëdijen e saj të re historike, nuk lufton për pushtet, por për rendin e shëndoshë të botës. Ajo projekton Ortodoksinë si forcën e fundit autentike shpirtërore që lidh qiellin me tokën, individin me komunitetin, lirinë me përgjegjësinë. Në sytë e Moskës, njeriu nuk është thjesht një qenie prodhuese ose konsumuese, por një imazh i Zotit që është thirrur për të transformuar materien, jo për ta adhuruar atë.
Në të kundërt, udhëheqësit e Perëndimit të sotëm, drejtues edhe të Ukrainës, i janë nënshtruar një skizofrenie ekzistenciale. Vetë Ukraina, në vend që të bëhet një urë besimi, është bërë një mjet për persekutimin e Ortodoksisë, me kisha të pushtuara, priftërinj të arrestuar dhe kryq të zëvendësuar nga flamuri i propagandës së NATO-s.
Ky nuk është një incident fetar, është një fushatë shpirtërore. Ortodoksia është përsëri në shënjestër, si në vitet e Rënies, si në Ikonoklazmë, si gjithmonë kur drita e së vërtetës shqetëson tregtarët e Tempullit.
Në të njëjtën linjë shpirtërore – jo identike, por të lidhura – ecin edhe kultura të tjera që i rezistojnë desakralizimit të botës: Kina, me kozmologjinë e saj të ekuilibrit dhe unitetit midis qiellit dhe njeriut, India, me perceptimin e saj të rendit të përjetshëm (dharma) si ligj hyjnor, dhe Islami, i cili, pavarësisht kontradiktave të tij, ruan besimin në supremacinë absolute të Hyjnores mbi materien.
Të gjithë, secili me traditën e vet, e hedhin poshtë tundimin perëndimor për të zëvendësuar Zotin me tregun, shkencën me shpëtimin e rremë të inteligjencës artificiale, njeriun me statistikën. Dhe kështu, pa rënë dakord me të, formojnë frontin kundërshtar të Historisë, domethënë frontin e atyre që ende besojnë se shpirti nuk është software, se Historia nuk është aksidentale, se e Keqja ekziston dhe duhet të emërtohet.
Perëndimi, përkundrazi, e ka hyjnizuar individin deri në pikën e çmendurisë. Njeriu është bërë shuma e dëshirave, një fantazmë dixhitale që çdo mëngjes rinovon “profilin” e tij në Facebook ose Instagram, ose kudo tjetër ku bashkëvepron, ashtu siç ndërron rrobat, me të njëjtën logjikë, duke menduar se po krijon një “identitet personal”.
Adhurimi i Egos, i vetëpromovimit të vazhdueshëm, i “së drejtës për të ripërcaktuar veten”, e gjithë kjo nuk është liri, asgjë tjetër veçse një version anti-Krisht i krijimit, pa Krijues.
Dhe kjo frymë ka pushtuar jo vetëm Media-n, por edhe Kishat e Perëndimit, të cilat për dekada kanë predikuar një Zot të padëmshëm, aseksual dhe të dobishëm, të përshtatshëm për samite diplomatike dhe fushata të përgjegjësisë sociale të korporatave.
Kjo është lufta e re botërore. Jo e kombeve, por e teologjive.
Dhe ashtu siç Rusia dikur qëndronte si një pengesë për përparimin e ushtrive të Napoleonit dhe mburrjes së Hitlerit, ashtu edhe tani qëndron, jo si një shtet i përsosur, por si bastioni i fundit i besimit në një botë që ka harruar të lutet.
Zoti qoftë me ne dhe më e mira ende nuk ka ardhur!
Ata që pushtuan Rusinë në vitin 1917 ishin pikërisht të njëjtët që kishin/kanë pushtuar SHBA-të, pra bolshevikët që i hëngrën carët në Rusi, që lëviznin nën urdhrat e të njëjtëve njerëz. Është shumë e rëndësishme që ta kuptoni këtë.
Dikush tjetër është sot president i Amerikës dhe sot më shumë se kurrë është e nevojshme aleanca amerikano-ruse për të shpëtuar nga demoni globalizëm me petk “woke agenda”, devijanca dhe shpërbërje të molekulës së shoqërisë, familjes. Duke shtuar këtu, kujdesin e veçantë dhe vëmendjen që i duhet dhënë aplikimit të Inteligjencës Artificiale, për të mos cënuar jetën e individit dhe liritë e tij arkaike.