Avionët rusë ndalohen të hyjnë në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara, por edhe në hapësirën ajrore të Bashkimit Europian.
Nëse presidenti Putin do të udhëtojë për në Budapest do i nevojitet leje e veçantë, teksa do të fluturojë mbi një vend anëtar të BE-së. Është mëse e mundshme, por Hungaria që nuk ka dalje në det nuk është destivacion i volitshëm për presidentin rus, që rrallë herë bën udhëtime jashtë vendit dhe që nuk e ka vizituar Bashkimin Europian prej shumë vitesh.
Një gazetë ruse është ajo që shkroi planet e mundshme të udhëtimit të presidentit rus, por trajektorja që do të ndjekë ende nuk është vendosur. Hungaria përveç Serbisë, ka shtete kufitare vetëm anëtarë të NATOs dhe të gjitha janë në agresion me Rusinë. Kështu që një udhëtim i tillë mund të bëhet i mundshëm vetëm me garanci nga Shtetet e Bashkuara.
Trajektorja e parë e mundshme është mes Detit të Zi: Intinerari – Moska, Soçi, Deti i Zi, Turqi, Bullgari ose Greqi, Serbi dhe më pas në Budapest.
Trajektorja e dytë e mundshme është mes Detit Kaspik: Intinerari – Moskë, Deti Kaspik, Azerbajxhan, Turqi, sërish Bullgari ose Greqi, Serbi dhe Budapest.
Në të dyja rastet avioni i presidentit rus duhet të kalojë mbi Greqi ose mbi Bullgari, këtu është edhe momenti që do të vihen në përdorim garancitë amerikane, akoma dhe shoqërimi i presidentit Putin me avionë ushtarakë amerikanë, për të shmangur çdo situatë emergjence.
Por ku do të qëndrojë presidenti Putin në Budapest?
Një prej alternativave është Hoteli “Four Season”, një godinë historike në brigjet e Danubit, pranë urës së zinxhirave.
Po vjen një epokë e re zhvillimesh gjeostrategjike në nivel global, me protagonistë dy presidentë të pazakontë.