Rusia i Ofron “Garanci Sigurie” Vendeve të BE-së & NATO-s!

/

Ministri i Jashtëm rus deklaroi se Moska është e gatshme t’u ofrojë “garanci sigurie” vendeve të Bashkimit Europian dhe NATO-s, duke këmbëngulur se Rusia nuk ka qëllime armiqësore ndaj tyre, me fokus të qartë, ndarjen e luftës së tyre në Ukrainë.

Është e vërtetë se Rusia kohët e fundit ka vënë re zgjimin politiko-ushtarak të Europës dhe NATO-s përballë kërcënimit të saj, ndërsa në të njëjtën kohë po përjeton sanksione të reja amerikane që ndikojnë në eksportet e naftës dhe gazit të dy kompanive të saj më të mëdha.

Arsyeja përsa më sipër është vazhdimi i luftës në Ukrainë, i shoqëruar me fjalime dhe kërcënime të zjarrta nga presidenti Putin dhe Medvedev.

Kështu, Moska vendosi “të hedhë” në tregun gjeopolitik Ministrin e Jashtëm Lavrov, në rolin e një qetësuesi-paqebërësi për marrëdhëniet e ardhshme Rusi-Europë, me qëllimin fundor ndarjen e tyre nga lufta në Ukrainë.

Lavrov: Rusia është e gatshme t’u ofrojë garanci sigurie BE-së dhe NATO-s.

Sipas mediave ndërkombëtare, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se Moska është e gatshme t’u ofrojë “garanci sigurie” vendeve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, duke këmbëngulur se Rusia nuk ka qëllime armiqësore ndaj tyre.

Komentet e tij u bënë gjatë Konferencës Ndërkombëtare mbi Sigurinë Euroaziatike të mbajtur në Minsk të Bjellorusisë, sipas agjencisë shtetërore ruse TASS.

Lavrov tha se Rusia “nuk ka pasur kurrë dhe nuk ka plane për të sulmuar NATO-n ose vendet anëtare të BE-së” dhe pretendoi se Moska është gati ta formalizojë këtë qëndrim në atë që ai e përshkroi si “garanci sigurie të ardhshme për këtë pjesë të Euroazisë”.

Në të njëjtën kohë, ministri i jashtëm kritikoi udhëheqësit europianë për refuzimin e bashkëpunimit me Rusinë në një kuadër sigurie kolektive.

Por, nuk ka ndryshim në qëndrimin e Moskës ndaj luftës në Ukrainë.

Sipas tij, BE-ja po distancohet nga diskutimet mbi garancitë e përbashkëta dhe në vend tyre, po kërkon marrëveshje “jo me Rusinë, por kundër Rusisë”.

Komentet e Lavrovit vijnë pas një serie deklaratash të fundit, në të cilat ai është përpjekur të minimizojë përgjegjësinë e Moskës për përshkallëzimin e tensioneve në Europë.

Më parë gjatë takimit, ai argumentoi se pushtimi i Ukrainës nga Rusia nuk shkel Memorandumin e Budapestit të vitit 1994, i cili garantonte sovranitetin dhe kufijtë e Ukrainës.

Ai gjithashtu hodhi poshtë një propozim të SHBA-ve për një armëpushim përgjatë vijës aktuale të frontit, duke sinjalizuar se nuk ka ndryshim në qëndrimin e Moskës ndaj luftës në Ukrainë.

Sa më sipër duket si një deklaratë që duhet të mbetet në analet e historiografisë, për të lënë “shënim” faktin që Rusia nuk ka asnjë tendencë për të sulmuar vente të BE-së apo NATO-s, dhe kur këto të dyja ta sulmojnë, do të jetë e qartë që e kanë dashur sulmin dhe e kanë planifikuar copëtimin e Rusisë.

Më pas historia, gjykon palët, popujt, kombet, shtetet, fituesit dhe humbësit!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Trump & Xi Takohen në Korenë e Jugut për të Arritur Një Marrëveshje Tregtare

Next Story

Lokomotiva e Ekonomisë Gjermanisë po Fundoset! Me Sa Përqind Ranë Fitimet e Mercedes-Benz & Porsche?

Latest from Info